Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Peshorja e drejtësisë”, populli përballë pushtetarëve

May 19
12:53 2016

Peshorja e drejtësisë është një simbolikë që pavarësisht kohës, rrallë herë ka qëndruar në balancë mes qeverive dhe popullit.

Karikaturisti dhe ilustruesi Gunduz Agayez ka krijuar një seri ilustrimesh me temë kryesore të drejtat e njeriut dhe drejtësinë universale në vende të ndryshme të portretizuar nga prezenca edhe e perëndeshës greke të drejtësisë, Themis. Atij i janë dashur 15 ditë për të organizuar këtë vëllim dhe për t’u informuar rreth situatave aktuale në këto vende të botës. Ilustrimet satirike tregojnë se si udhëheqësit botërorë e shohin drejtësinë, duke bërë kështu një “lojë” vizuale se si shtypen dhe shkelen të drejtat e vendeve të ndryshme.

Agayev njihet gjithashtu për  disa seri ilustrimesh si “Holy Selfie”, “Global Police” dhe  “Just Dictators“. Shfletoni galerinë dhe shihni albumin me protagonistë drejtësinë në vendet më të rëndësishme të botës.

Shperndaje