Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Peshku i hekurt” shpëton njerëzit nga anemia

“Peshku i hekurt” shpëton njerëzit nga anemia
July 26
13:21 2016

Një mjek kanadez ka shpikur një “peshk të hekurt” që mund t’i shpëtojë njerëzit nga anemia.

Gjashtë vite më parë, dr. Christopher Charles shkoi në Kamboxhia dhe vuri re se shumica e fëmijëve vuanin nga mungesa e hekurit në trup. Të rriturit gjithashtu  nuk mbeteshin prapa. Simptomat kryesore të tyre ishin: dhembje të shpeshta dhe të forta të kokës, këputje të trupit aq sa nuk arrinin dot të punonin.  Dr. Charles  shpiku një metodë e cila do arrinte t’u siguronte marrjen e 75% të hekurit që duhet konsumuar ose marrë në një ditë. Bëhet fjalë për një peshk “hekuri”, i cili mund të quhet një mrekulli për njerëzit që vuajnë nga anemia.  Rreth 2 milionë njerëz në botë janë anemikë dhe vuajnë nga mungesa e hekurit në trup, që në disa raste mund të çojë edhe drejt vdekjes.  Me shpikjen e këtij peshku, e vetmja gjë që duhet të bëni është të zieni vaktin tuaj me peshkun për rreth 10 minuta.

Ai mund të përdoret për një kohë të gjatë dhe gati gjysma e njerëzve në Kamboxhia që e kanë përdorur  peshkun në gatim nuk ishin më anemikë pas 12 muajsh. /Blitz.al/

Shperndaje