Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Perspektiva ndaj dashurisë ndryshon 360 gradë në moshën 30-vjeçare

Perspektiva ndaj dashurisë ndryshon 360 gradë në moshën 30-vjeçare
June 15
19:24 2016

Nëse jeni në të 30-at duket të keni kuptuar se sa shumë ndryshon ky dhjetëvjeçar nga ai i kaluari, sidomos kur vjen fjala te marrëdhëniet e dashurisë dhe sjelljet ndaj ndjenjave. Jo vetëm që jeni më me këmbë në tokë për sa i përket dashurisë, por ju e dini mjaft mirë se çfarë kërkoni dhe çfarë merrni nga një marrëdhënie.

Ndërkohë që disa njerëz preferojnë të martohen para se të mbushin 30 vjeç, mesatarja e moshës për t’u martuar është rritur shumë vitet e fundit, çka do të thotë se nëse ju jeni mbi 30 vjeç dhe jeni ende duke dalë nëpër takime për të gjetur partnerin ideal, jeni duke e zhvilluar këtë proces me një perspektivë komplet të re.

Por cilat janë disa pika kyçe që e bëjnë mendimin tonë mbi dashurinë dhe marrëdhënien të ndryshojë ndërkohë që maturohemi? Pse për disa dashuria pas moshës 30-vjeçare është idealja? Më poshtë gjeni disa prej tyre:

  1. Ju e dini mirë se kush jeni

Gjatë të 20-ave, shpesh jeni në kërkim të njohjes së vetes, pasi ende nuk i dini pikat tuaja të forta dhe të dobëta. Ndërkohë në moshën 30-vjeçare, pas shumë eksperiencash, ju e njihni mirë veten, çka do të thotë se njihni mirë edhe tipin e mashkullit apo femrës që do t’ju përshtatej më së shumti.

2. Nuk keni aspak ndrojtje ndaj bisedave serioze

Shpesh prej emocioneve, papjekurisë dhe mungesës së eksperiencës, kur jeni në moshën 20-vjeçare keni drojë të flisni për tema të mëdha dhe biseda serioze, ndërsa kur jeni në të 30-at jeni të matur mjaftueshëm dhe me plot bagazh për të diskutuar mbi çdo çështje. Kjo sigurisht bën që të krijoni marrëdhënie më serioze dhe më të matura.

3. Nuk keni frikë të largoheni nga një marrëdhënie

Në të 20-at, ndarja ngjan me fundin e botës. Ju kap paniku vazhdimisht se mos ndoshta partneri juaj një ditë vendos t’ju lërë. Ndërkohë që sa më të rritur jeni, aq më tepër kuptoni se kur një marrëdhënie është e duhura dhe kur jo. Kur ju arrini të bëni këto llogari jeni edhe shumë më të qetë për t’u larguar pa shumë dramë kur diçka nuk shkon siç duhet.

4. Ju keni një ide të qartë se si doni të duket jeta juaj

Në të 20-at ju vetëm ëndërroni, por rrallë herë arrini të realizoni ato që keni në kokë. Ndërkohë që më vonë kuptoni se disa prej atyre ëndrrave kanë qenë fëmijërore dhe nuk kanë aspak lidhje me atë çka ju e përfytyroni të ardhmen tuaj. Sa më shumë rriteni, aq më shumë kuptoni pozicionin e duhur në karrierë, partnerin e duhur dhe sigurisht ngrini me të një marrëdhënie serioze.

5. Fokusoheni më së shumti te komunikimi

Nëse më përpara për ju rëndësi kishte më së shumti dedikimi ndaj vetes dhe pamjes së jashtme, do të vini re se gjatë të 30-ave më shumë rëndësi do të ketë  komunikimi dhe ngritja e marrëdhënieve në bazë të saj. Sigurisht kjo bën të krijoni më shumë ura lidhëse me njerëzit si dhe të krijoni raporte më të shëndetshme dashurie.

 

Shperndaje