Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përse puberteti i hershëm është i dëmshëm?

Përse puberteti i hershëm është i dëmshëm?
August 27
12:10 2016

Sot puberteti po i prek fëmijët në mosha të vogla si 8 apo 9 vjeç. Pse ndodh kjo dhe cilat janë rreziqet që lidhen me pubertetin e hershëm?

Në bazë të studimeve  në SHBA nga vitet 1800 deri në 1960 mosha mesatare  kur vajzat përjetonin menstruacionet e para pësoi një ulje të dukshme rreth katër muaj për çdo dekadë. Ditët e sotme vajzave në vendet afriko-amerikane menstruacionet e para u vijnë në moshën 6 vjeçare. Sot, mosha mesatare e pubertetit është nga 8 në 13 vjeç për vajzat dhe 9 deri në 14 për djemtë. Puberteti i hershëm është i dëmshëm pasi ndikon në zhvillimin e individit.  Studimet tregojnë se tek fëmijët që përjetojnë pubertetin e hershëm nuk realizohet sa duhet cikli i zhvillimit të kockave duke rezultuar në një shtat të shkurtër. Gjithashtu këta fëmijë janë më të prirur ndaj sëmundjeve si diabeti, astma dhe kanceri i gjirit. Edhe më shqetësues janë faktorët psikologjik pasi i  vë fëmijët në  një rrezik të lartë për stres dhe depression.

Studimet tregojnë se këta individë bëhen seksualisht aktiv në moshë të vogël. Sipas psikologëve prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm ndaj fëmijëve dhe të komunikojnë shpesh me ta./Blitz.al/

Shperndaje