Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përse prindërit nuk duhet t’i forcojnë fëmijët të kërkojnë falje?

Përse prindërit nuk duhet t’i forcojnë fëmijët të kërkojnë falje?
December 14
16:21 2016

Nëse fëmija juaj bën një gabim, si për shembull godet një tjetër fëmijë, zakonisht ju do t’i thoni që të kërkojë falje. Por ndonjëherë mbetet në pikëpyetje nëse ata dëshirojnë vërtet të kërkojnë falje apo jo.  Disa fëmijë janë shumë të vegjël për të kuptuar se përse i kanë lënduar ndjenjat dikujt  dhe nuk arrijnë ta perceptojnë kuptimin e vërtetë të fjalës “Më fal”. Por si veprohet në këto raste? A duhet ta detyroni të kërkojë falje? Apo duhet t’i mësoni kuptimin e vërtetë të shprehjes? Shpesh ata e përdorin këtë thjesht si një instruksion që u ka dhënë mamaja e tyre ose thjesht si një shprehje për të anashkaluar situatën. Por si mund ta kuptoni se çfarë po ndodh në kokën e të voglit tuaj? Ndiqni instruksionet në vijim:

Të kërkuarit falje i bën fëmijët të ndihen më të qetë

Nëse vogëlushi juaj ndihet keq se ka goditur shokun e tij apo ka ngjyrosur murin, duke kërkuar falje ai lehtëson trazirat e tij të brendshme. Në një moment ata mund të jenë si përbindësha të vegjël por në përgjithësi fëmijët janë të trembur, konfuzë. Kur një prind e mëson fëmijën se kur bëhet gabim duhet të kërkosh falje e shtyn atë të kuptojë dhe i jep kurajën që i duhet në këto raste.

Të kërkuarit falje vendos një kufi dhe jep një shembull

Fëmijët nuk janë të vetmit që thonë dhe bëjnë gjëra të cilat nuk duan. Edhe të rriturit veprojnë shpesh kështu. Megjithatë, është e rëndësishme për fëmijën që të dëgjojë edhe nga të tjerët si të kërkojë falje apo si të falë, pra të përballet me situata të tilla edhe në jetën reale. Të kërkuarit falje vendos një kufi dhe ju bën të kuptoni se diçka nuk shkon në rregull. Kështu fëmija mund ta ketë edhe më të qartë shembullin.

Merreni mënjanë për ta këshilluar

Kur vjen puna për të kërkuar falje, gjëja e parë që zakonisht ndjen një individ është një ndjesi turpi. Nuk ka rëndësi nëse i kërkon falje një të rrituri apo fëmije. Gjithnjë ndihemi në mëdyshje dhe të tërhequr kur vjen puna e përballjes. Këshillojeni fëmijën tuaj kur të jeni vetëm me të. Pyeteni se çfarë ndjesie i shkaktoi gabimi dhe çfarë dëshiron ai të bëjë për ta rregulluar situatën.

Mësojini që të vihen në pozitën e tjetrit

Ka edhe raste kur është radha e fëmijës suaj për të pranuar një faj. Tregojini atij të arsyetojë  duke i sugjeruar ta shohë situatën në një tjetër kontekst. Cili, sipas tij, ka qenë shkaku që shoku e goditi? Pavarësisht shkakut, mësojini vogëlushit tuaj të pranojë faljen dhe shpjegoji se çdokush bën gabime në këtë botë. Kjo do ta bëjë më të lehtë për të që të pranojnë faljen./Blitz.al/

Komento
Shperndaje