Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përse i urreni disa lloje ushqimesh

Përse i urreni disa lloje ushqimesh
October 23
12:50 2016

Vaktet e ushqimit janë të rëndësishme për çdo njeri.  Prindërit janë ata që shqetësohen më së shumti se çfarë konsumon fëmija i tyre. Shpesh acarohen se përse fëmija nuk konsumon disa lloje ushqimesh dhe për këtë fajin e kanë ata.

Sipas një studimi, nuk është faji i konsumatorëve që nuk pëlqejnë të konsumojnë një frutë apo perime. Ka të ngjarë që ata të ndikohen nga faktorët e mjedisit dhe gjenet e tyre. Fëmijët binden më lehtë për të refuzuar diçka si pasojë edhe e ndjeshmërisë më të madhe ndaj shijeve, për të pirë qumështin apo për të mos ngrënë manaferra të hidhura. Një përvojë e re me ushqimin aq sa mund të të lërë mbresa të mira mund edhe të lërë shijen e keqe sa për mos ta provuar përsëri.

Të vjellat e vrullshme pas konsumimit, për shembull, të peshkut apo një shpërthim i inatit pasi ke ngrënë spinaq janë situatat që krijojnë një lidhje të përhershme në trurin e njeriut gjë që në të ardhmen do të bëjë të reagoni negativisht ndaj tij.

Kështu që gjithçka varet nga eksperienca e shija e parë dhe truri memorizon gjthçka./Blitz. al/

Komento
Shperndaje