Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Përpara se të më gjykosh lexo librin tim”… Çelet në Tiranë “Biblioteka njerëzore”

“Përpara se të më gjykosh lexo librin tim”… Çelet në Tiranë “Biblioteka njerëzore”
December 01
19:01 2016

Mos e gjyko një libër nga kopertina, por në të njëjtën kohë edhe jetën apo peripecitë që shoqërojnë rrugëtimin jetësor të gjithsecilit prej nesh. Për të njohur më në detaje jetën e dikujt, “Human Library Albania” (ose “Biblioteka Njerëzore” në Shqipëri) ka menduar të zhvillojë një event interaktiv, i cili realizohet për herë të parë në Shqipëri.

“Biblioteka Njerëzore” ka për qëllim të krijojë një mjedis shumë pozitiv, ku stereotipe të ndryshme njerëzish, në një seksion që zgjat rreth 30 minuta, do të rrëfejnë librin e tyre të jetës, i cili do të dëgjohet nga 1 deri në 3 persona njëherazi.

Mes “librave” të “Human Library Albania” mund të përmendim atë të një vajze që ka luftuar në gjyq kundër ngacmuesit të saj në vogëli, të një burri të martuar 4 herë në jetën e tij me shumë dallgë, të një kitaristi 80% i verbër, të një djali gay, të një personi që vuan nga një sëmundje mendore etj.

Image result for human library

Kjo lëvizje sociale ndërkombëtare ka për qëllim të inkurajojë bisedat e hapura dhe të sinqerta mes anëtarëve shoqërisë. Ajo i ka fillesat në Danimarkë 16 vjet përpara dhe është përhapur në më shumë se 60 vende të botës.(http://humanlibrary.org/)

“Biblioteka Njerëzore” është një vend ku mund të bëni pyetje të vështira dhe të merrni përgjigje të sinqerta. “Human Library Albania” do të mbahet ditën e diel, më 4 dhjetor, nga ora 10:00 deri në 14:00, në ambientet e “Innovation Hub” në Tiranë./Blitz.al

 

Komento
Shperndaje