Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përpara se i biri të vdesë, ky baba vendos të shkruajë libra ku e kthen në superhero

Përpara se i biri të vdesë, ky baba vendos të shkruajë libra ku e kthen në superhero
March 11
22:01 2019

Jackson Garwood u diagnostifikua me sëmundjen e rëndë të quajtur KRABBE, kur ishte vetëm 9 muaj. Prindërve të tij, Darren dhe Rebecca, u tha se ai nuk do të jetonte më shumë se 2 vjet.

Tepër i lënduar nga kjo, Darren donte që djali i tij i vetëm të mos harrohej.Ai filloi të shkruante libra me të birin protagonist si superhero dhe pas tre muajsh, ai realizoi dhe publikoi 10 të tillë.

“Jetët tona u shembën kur Jackson u diagnostifikua me sëmundjen, u mundova ta harroja. Na thanë se ai do të jetonte deri në 2 vjeç. Doja të ndaloja së menduari, të flija e mos të çohesha kurrë më. Por gruaja ime Rebecca më bëri të kuptojë se gjithçka që Jackson ka jemi ne dhe duhet të isha aty për të. Ajo më pyeti nëse mendoja se ai ëndërronte- dhe pyesnim veten për çfarë ëndërronte. Nga kjo vendosa të shkruaj për superheroin Jackson- ai mund të mos jetë i aftë të bëjë shumë- sëmundja prek çdo gjë përfshirë dhe trurin e tij- por unë mund ta ndihmoj të ëndërrojë duke i lexuar.”- u shpreh Darren.

Ai tregon se për të shkruar një libër i duhen vetëm disa ditë, dhe i pëlqen të përdorë fjalë të cilat Jackson i njeh. Ato u publikuan në tetor 2018 dhe për 2 muaj, u shitën 4000 kopje. Në maj 2019 ai do të publikojë “Zgjidhja e Jackson për ndotjen në botë” dhe sipas të atit gjëja më e bukur që ka ndodhur është se fëmijët e tjerë duan të jenë si Jackson superheroi tani.

KRABBE është një sëmundje që shkatërron mielinën e qelizave nervore të trurit dhe sistemit nervor. Simptomat janë të shumta si acarim, mbytje, humbje e aftësive motore, dobësim i shikimit, paralizë, humbje peshe apo grip të papritur. Edhe pse fëmijët me këtë sëmundje, nuk pritet të jetojnë më shumë se 2 vjet, Jackson i ka kaluar pritshmëritë duke qenë tashmë shumë afër ditëlindjes së pestë. /Blitz.al/
/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje