Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përktheu një shprehje në “google translate” dhe e bëri tatuazh! Ylli i Instagram-it kthehet në objekt talljeje

Përktheu një shprehje në “google translate” dhe e bëri tatuazh! Ylli i Instagram-it kthehet në objekt talljeje
October 12
17:09 2018

E gjithë Turqia është duke qeshur me një vajzë e cila vendosi të bënte një tatuazh por duke përdorur “Google Translate”. Bëhet fjalë për yllin e Instagram-it Naz Mila, një vajzë 26 vjeç e njohur  për pjesëmarrjen e saj në show-n “With Zuhal Topal”, një program ku burrat kërkojnë të gjejnë bashkëshorten e tyre të ardhshme brenda një emisioni. Emisioni në të cilin Mila u bë e famshme iu ndalua trasmetimi pasi mendohej se konkurrentët kryenin marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Naz donte të bënte tatuazh një shprehje shumë të njohur në vend : “Only God can judge my mistakes and truths” (vetëm Zoti mund të gjykojë gabimet dhe të vërtetat e mia) por ja që në përshtatjen që ajo ka bërë në anglisht ka dalë shumë ndryshe.

26-vjeçarja ka bërë tatuazh një shkrim që nis nga pjesa e poshtme e gjirit dhe përfundon tek gjuri. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe me të cilën po qesh e gjithë Turqia është shkrimi i përshtatur keq i shprehjes në: “ I can judge a single god with my wrongs and wrongs”.

Mila është një nga personazhet më të ndjekur në Instagram dhe publikon shpesh foto në rrjete sociale. Duke u treguar 850 mijë ndjekësve të saj tatuazhin e ri, në vend që të merrte pëlqime dhe komplimenta, komentuesit filluan të qeshnin me tatuazhin e saj të përkthyer keq./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje