Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Përgjigje brutale por të sinqerta për pyetjet që njerëzit i bëjnë Google-it për partnerin e tyre

Përgjigje brutale por të sinqerta për pyetjet që njerëzit i bëjnë Google-it për partnerin e tyre
October 04
21:20 2019

Tashmë dihet që në Google mund të gjesh gjithë përgjigjet e pyetjeve që të shkojnë ndërmend, duke nisur nga ato më elementaret dhe të thjeshtat deri tek të komplikuarat apo erotiket. Ka disa njerëz që përpara se të pyesin këdo tjetër parapëlqejnë të shfrytëzojnë motorrin e kërkimit.

Për shembull, supozon se je ngritur me dhimbje koke dhe dëshiron të zbulosh se çfarë ta shkakton, së pari e kërkon në Google. Ndonjëherë e gjen përgjigjen e herë të tjera përfundon në artikuj që nga një dhimbje koke të lidhen lloj e lloj sëmundjesh duke përfunduar e trembur me frikën se mos “vdes”. Duke qenë se është kaq e zakonshme të përdorësh Google si një burim shëndetësor, terapist marrëdhëniesh, recetadhënës e shumë e shumë të tjera, natyrshëm pyetjet duhet të jenë të shumta dhe nga më të çuditshmet.

Por a e dini se për çfarë pyesin më së shumti njerëzit në Google? Për marrëdhëniet e tyre të dashurisë.
Kështu po sikur t’ju japim ne disa përgjigje të pyetjeve që ju mundojnë më shumë?

Pyetja1: Si t’ja bëj që të lidhem me një djalë?
Së pari shko në një vend publik “zhytuni” brenda “specieve” mashkullore. Për shembull nëse je në një supermarket, qëndron në departamentin e mishit. Nëse një tip vjen drejt frigoriferit , kafsho buzën shikoje lart e poshtë, shiko diku larg pastaj kthehu shikoje në sydhe buzëqeshi.
(Ps: kjo është një përgjigje që ta sugjeron çdo 14 -vjeçar në aplikacionin TikTok.)

Pyetja 2: Ku ta gjej një të dashur?

Oh ke ardhur në vendin e duhur. Google e di moshën tuaj të saktë, herën e fundit që keni qarë dhe atë që keni ngrënë për darkë mbrëmjen e kaluar, Kështu që… me shumë mundësi nga viti tjetër e gjen të dashurin.

Pyetja 3: Çfarë të bëj me të dashurin tim?
Epo, mund të shkoni në kinema të shihni një film, të hani, të shkoni në club, aty në lagje, të bëni tutoriale make-upi, të bëni fëmijë, të thurrni triko, ta pyesni se përse e merr gruaja vazhdimisht në telefon … lista është e pafund.

Pyetja 4: Çfarë është një i dashur?
Një i dashur është dikush që të ha kafshatën e fundit ose copën e fundit të picës tënde të preferuar pa të marrë leje fare, thjesht e zhduk. Ai që e zë gjumi pas herës së parë por që më pas fyhet rëndë kur gjen vibratorin nën shtrat.

Pyetja 5: Si ta dini se marrëdhënia juaj ka përfunduar?
Personalisht, më pëlqen një mesazh i tillë: “Shpirti im, mirëmëngjes”, por kjo varet shumë nga mënyra sesi ju ka trajtuar një natë më parë. A e bleu bukën, erëzat dhe pulën që i kërkove? Nëse jo atëherë një “ckm” do ishte mjaftueshëm.

Pyetja 6:A është ai i dashuri im?
Fatkeqësisht jo. Djaloshi me të cilin keni kimi të pamohueshme, ai i gjati pak zeshkan, me syze dhe që vishet gjithmonë sportiv që pi cigare? Joo ai nuk është i dashuri juaj! Ai është punonjës bashkie. /Blitz.al/

BurimiL: Cosmopolitan

Share