Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Performanca e magjistarit britanik nuk do t’ju lërë me gojë hapur por e sigurtë që do ju bëjë të qani!

Performanca e magjistarit britanik nuk do t’ju lërë me gojë hapur por e sigurtë që do ju bëjë të qani!
April 25
20:02 2018

Një nga emisionet më të ndjekura në të gjithë botën është pikërisht “Britain’s Got Talent 2018” dhe zakonisht performancat e jashtëzakonshme janë ato të cilat i garantojnë suksesin për dekada këtij formati.

Përpara disa ditës, një konkurrent i quajtur Marc Spelmann, arriti që me votën unanime të anëtarëve të jurisë të shkonte direkt në finale, duke kaluar çdo llojë faze, vetëm me magjinë që ai solli në skenë.

Themi magji, pasi ky i fundit i vuri në provë të katërt anëtarët e jurisë duke i zhvilluar disa lojëra shpejtësie që jemi mësuar t’i bëjnë rëndom ata që ne i quajmë “magjistarë” por në fakt janë thjesht disa truke të vogla që të bëjnë të mendosh se “magjistari” ka arritur të bëjë të pamundurën, të mundur.

Ajo çka ishte shumë e veçantë tek Marc, është fakti se ky i fundit e kishte lidhur të gjithë historinë e jetës së tij, ku bashkëshortja dhe vajza e sapolindur fatmirësisht kishin shpëtuar nga kanceri me të cilin u përballën për muaj me radhë dhe gjithë truket e magjisë që Marc zhvilloi, kishin një rëndësi të veçantë në jetën e tij, ashtu sikurse ky i fundit i tregoi në një video teksa performonte.

Të gjithë ndjekësit janë emocionuar shumë nga ideja brilante që ai ka pasur dhe për pak ditë kjo video ka arritur të ketë 11 milion e 500 mijë klikime. E nëse ju ka “humbur” ta shihni si video në rrjete sociale, ju ftojmë ta ndiqni më poshtë:

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje