Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përdorni shprehjet e duhura në marrëdhënien në çift!

Përdorni shprehjet e duhura në marrëdhënien në çift!
April 14
19:40 2016

Keni menduar ndonjëherë pse marrëdhënia juaj në çift nuk po funksionon, edhe pse keni provuar çdo taktikë? Ndoshta sepse shprehjet që ju përdorni nuk janë të duhurat. Ne po ju vijmë në ndihmë me disa shprehje që duhet të përdorni më shpesh me të dashurin apo të dashurën e zemrës dhe me ato shprehje që nuk duhet kurrë t’i përdorni (sigurisht, nëse nuk doni ta prishni këtë marrëdhënie):

Shprehje që e dëmton marrëdhënien: Bëj ç’të duash!

Shprehje që e forcon marrëdhënien: Le të vendosim  çfarë duhet bërë, së bashku!

Shprehje që e dëmton marrëdhënien: Ti kurrë nuk më ndihmon!

Shprehje që e forcon marrëdhënien: Nuk mund t’ia dal pa ty.

Shprehje që e dëmton marrëdhënien: E bëre me qëllim.

Shprehje që e forcon marrëdhënien: E di që ishte një aksident.

Shprehje që e dëmton marrëdhënien: Nëse nuk mban dietë nuk do të humbësh kurrë peshë.

Shprehje që e forcon marrëdhënien: Të dobësohesh është e vështirë, por unë besoj se  do t’ia dalësh.

Shprehje që e dëmton marrëdhënien: Të thashë që do të ndodhte kështu.

Shprehje që e forcon marrëdhënien: Herën tjetër do të gjejmë një zgjidhje tjetër.

Shprehje që e dëmton marrëdhënien: Nuk dua të flas me ty.

Shprehje që e forcon marrëdhënien: Flasim më vonë për këtë gjë.

Etiketimet
Shperndaje