Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Për pak vite në Facebook do të ketë më shumë të vdekur se të gjallë

Për pak vite në Facebook do të ketë më shumë të vdekur se të gjallë
May 02
08:02 2019

Në 50 vitet e ardhshme, Facebook do të jetë si një varrëze virtuale, sepse numri i llogarive të personave që kanë ndërruar jetë do të jetë më i madh se i atyre që janë gjallë.

Sipas akademikëve në Universitetin e Oxford, deri në vitin 2069 të vdekurit do ti kenë kaluar në numër të gjallët.  Numri i profileve të personave që kanë ndërruar jetë është duke u rritur me një ritëm të frikshëm. Në 2012-ën, 8 vite pasi platfmorma dixhitale ishte krijuar, numri i të vdekurve në Facebook ishte 30 milionë.

Ndërkohë në ditët e sotme, rrjeti social ka më shumë se 2 miliardë përdorues dhe është llogaritur që pothuajse 8000 përdorues të tij vdesin çdo ditë. Bazuar në statistikat e vitit 2018, kërkuesit parashikojnë që numri i të vdekurve do të arrijë të paktën në 1.4 milardë ose maksimumi në 4.9 miliardë deri në fund të shekullit. Përgjatë viteve të fundit, rritja e kompanisë është frenuar drastikisht. Në skenarin më ekstrem, në të cilin platformës nuk do ti shtohet asnjë përdorues i ri, Facebook do të kthehet me të vërtetë në një varrezë deri në fund të shekullit. Dhe kjo përfshin vetëm llogaritë që do të kthehen në “përkujtimore” dixhitale, të cilën mund ta vizitojnë familja dhe miqtë dhe të kujtojnë jetën e të ndjerit.

Megjithatë, “pushtimi” i Facebook nga të vdekurit (fansat e Game of Thrones do ta kuptojnë referencën) ka dhe anën e vet pozitive. Kjo platformë do t’ju mbajë të gjallë në një farë mënyre pasi të ndërroni jetë, duke ruajtur kështu mendiemet tuaja, kujtimet dhe marrëdhëniet. Përfshirja jonë online do të ndryshojë mënyrën se si do të vdesim dhe mënyrën se si ata që do të lemë pas do të përballen me mungesën tonë.

Kujtojmë që Facebook prej disa kohësh, ka përmirësuar mënyrën se si duken profilet e atyre që ndërrojnë jetë dhe opsioni i kthimit të llogarisë në një “memorial”, i lejon të tjerët ti kujtojnë ata që kanë humbur në një mënyrë dinjitoze. Gjithashtu ky opsion nuk e bën të mundur që për shembull ti shkruani atyre, ti ftoni nëpër evente apo dhe të shfaqen paprirut në “feed”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje