Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Për mamanë time që ka një dashnor prej 15 vitesh: “A e di dëmin që ke shkaktuar?”

Për mamanë time që ka një dashnor prej 15 vitesh: “A e di dëmin që ke shkaktuar?”
July 18
20:11 2019

M’u desh një kohë e gjatë thjesht që të përpiqesha ta shkruaja këtë dhe është një përpjekje për të përmbledhur mendimet dhe ndjenjat e mia në diçka koherente. Po shpresoj që duke e vendosur e zeza në të bardhë të mund të qetësoj ankthin që përjetoj. Gjithçka nisi kur unë isha rreth 9 vjeç dhe miku yt nga puna filloi të ndihmonte babin me projektet dhe të na shoqëronte në fundjavat tona në Francë dhe pushimet familjare.

Si fillim, e gjitha dukej shumë e pafajshme. Babi kishte nevojë për pak ndihmë me gjërat dhe miku yt i ofroi shërbimet e tij, në shkëmbim të kafeve dhe darkave. Mbaj mend që dikur përmende që mendoje se miku yt i punës të kishte qejf dhe si një fëmijë që i vinte turp shpejt, thjesht qesha dhe ja futa vrapit.

Që atëherë, çdo Krishtlindje dhe ditëlindje, ai të ka mbuluar me dhurata. Ishe shumë e lumtur t’i pranoje atëherë, duke përdorur justifikime si: “Nëse ai do t’i harxhojë paratë e tij me mua, atëherë në rregull.”

Mund ta kuptoj tërheqjen tënde prej tij. Gjithnjë ke qenë e dëshpëruar për vëmendje e kontroll.

Ndërkohë, babi është i qetë dhe i rezervuar. Kur takove dikë shumë të etur të të impresiononte, të binte dakord me ty dhe që të jepte darka të shtrenjta ndërkohë që babi punonte me orë të zgjatura, sigurisht që nuk rezistove.

Ti as ja ke idenë që unë kam parë mesazhet, përqafimet e gjata dhe flirtimet me sy. Mendoj se momenti kur ti dhe unë ikëm për ditëlindjen time të 12-të i përmbledh të gjitha. Besoj se ty të është fshirë nga memoria, por është rrënjosur në timen. Të ra telefoni kur ishim në hotel dhe nga ana tjetër u dëgjua “Po të marr thjesht për të të thënë që të dua dhe më ka marrë malli”- por nuk ishte zëri i babit.

Me mendjen time, të kam ballafaquar mijëra herë gjatë viteve për situatën. Nuk jam e sigurt nëse babi e di. Jam e sigurt që ai ka dyshime, por ka zgjedhur t’i injorojë duke shpresuar që të ketë një jetë të qetë më vonë.

Mbaj mend kur babi ishte në spital, ti the: “Ai mendon se mund të zëvëndësojë babin nëse diçka i ndodh.” Kjo nuk do ndodhë kurrë. Nëse babi na lë përpara teje, unë jam gati të të vendos vizën dhe të shkëpus të gjitha kontaktet. Më duhet t’i kujtoj vetes që do humbja kontaktin me babin nëse them diçka tani dhe nuk jam e sigurtë si do i përballonte gjithë këto në moshën që është.

Po mundohem ende të pranoj mënyrën me të cilën ti vazhdon të zhgënjesh familjen dhe miqtë e tu. Ti mendon se të gjithë e kanë harruar sekretin tënd: që ke një dashnor prej 15 vitesh, që të gjithë e tallin për mungesën e personalitetit dhe injorancën. Është surprizuese në fakt, duke pasur parasysh që ti e le burrin tënd të parë për shkak se ai të tradhtoi.

Ndoshta gjëja më e vështirë për të përtypur është që ti s’je e vetëdijshme për gjithë dëmin që ke shkaktuar. Marrëdhënia jonë është e ndërtuar me gënjeshtra dhe ti s’e di që unë e kam kuptuar shumë kohë më parë. Sjellja jote më ka lënë me pikëpyetje që kurrë nuk do shërohen. Ti shpesh më akuzon që jam e pandjeshme, por si mund t’i ndaj mendimet e ndjenjat me dikë kur i vetmi person që një vajzë duhet të besojë për sinqeritet dhe këshilla, nuk është asgjë tjetër veçse një kujtim i largët?

Nga vajza jote “e dashur”

Burimi: The Guardian
Përktheu: Blitz.al

Share