Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Për herë të parë në histori, më shume se 100 mijë specie konsiderohen në rrezik zhdukjeje

Për herë të parë në histori, më shume se 100 mijë specie konsiderohen në rrezik zhdukjeje
July 22
17:59 2019

Për herë të parë, më shumë se 100 mijë specie janë në listën e kuqe të IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës), si të rrezikuara për tu zhdukur.

Këtë muaj u zbulua se më shumë se 9 mijë specie ishin shtuar në listë, duke e çuar totalin e këtyre gjallesave në 105 mijë e 732. Nga këto specie, më shumë se 28 mijë kafshë, pra gati 1 e treta e tyre. janë gati të zhdukura.

IUCN-ja, ka që në vitin 1964 që ruan statusin e kafshëve, inesekteve dhe bimëve në të gjithë botën. Këtë vit gjithsesi, aty ka më shumë kafshë se kurrë më parë. Drejtori i këtij institucioni, Dr. Grether Aguilar tha: “Me më shumë se 100 mijë gjallesa në listën e kuqe, konfirmohet fakti që njerëzit po e shfrytëzojnë në maksimim jetën e egër dhe gjallesat e egra. Duhet të zgjohemi dhe të kuptojmë që rujtja e diversitetit të natyrës është në interesin tonë, është shumë e rëndësishme që të arrijmë qëlliemt që i kemi vënë vetes.

Një nga gjallesat që i është shtuar listës është peshku që quhet “freshëater fish”, pra në shqip peshku i ujërave të ftohtë dhe që duket si në foto:

Ato gjenden në Japoni dhe Meksikë, por më shumë se gjysma e tyre në shtetin aziatik janë zhdukur, ndërkohë që në shtetin latin kanë mbetur vetëm 1 e treta e popullatës. Kjo vjen nga ndotja urbane dhe e agrikulturës, humbja e lumenjve me rrymë të ftohtë, peshkimi i pakontrolluar dhe shumë arsye të tjera. Një specialist i IUCN, William Darwell, për këtë lloj peshku që është drejt zhdukjes thotë: “Me 18 mijë peshq të këtij lloji të mbetur dhe me humbjen e tyre dramatike dhe të shpejtë në të gjithë botën, sidomos në Japoni dhe Meksikë, do të ketë pasoja të rënda për miliarda njerëz. Një ekosistem i tërë do të vujaë pasojat, ndërkohë që këto njerëz do të humbisnin një burim shumë të çmuar ushqimi dhe të ardhurash. Duhen marrë masa urgjentisht që ekosistemi ku ato jetojnë të ruhet dhe ti kthehet normalitetit.

Ndërkohë, 7 lloje të dnryshme primatësh janë afër zhdukjes totale, 6 prej të cilëve gjenden në Afrikën Perëndimore.

Prerja e pyjeve dhe gjuetia e paligjshme janë shkaku kryesor për humbjen e këytre popullatave. “Afrika Perëndimore është një nga zonat më të rëndësishem në botë, ku ruhen shunë specie, ndër to dhe primatët. Për ta ruajtur diversitetin e mrekullueshëm të primatëve në këtë regjion do të dojë krijimin e një zone të ruajtur, të menaxhuar më mrië se këto ekzistueset dhe që do t’i vlerësojë këto gjallesa më shumë se sa një burim ushqimi, apo ekoturizmi.“- shprehet Russ Mittermierier, një tjetër ekspert i intitutit IUCN.

Shtetet e ndryshme, bizneset dhe shoqëritë civile duhet të ndalojnë menjëherë shfrytëzimin, mbishfrytëzimin e natyrës dhe duhet të respektojnë komunitetet lokale të kafshëve apo njerëzve indigjenë, në mënyrë që e gjitha bota të ketë mundësinë e një jetese më të mirë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje