Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pasi të lexoni të mirat që ju vijnë nga puthjet, do ta shtoni ndjeshëm dozën e tyre ditore!

Pasi të lexoni të mirat që ju vijnë nga puthjet, do ta shtoni ndjeshëm dozën e tyre ditore!
July 06
22:46 2018

Po puthjet janë të bukura, të mbushin me energji pozitive dhe të bëjnë të lidhesh më fortë me tjetrin, por, cfarë tjetër?

1) Zhvillon sistemin tuaj imunitar
Megjithëse ju mund të mendoni se bashkimi i pështymës përmes puthjeve mund të jetë jo-higjenike (ne shkembejmë rreth 80 milionë baktere gjatë një puthje pasionante 10 sekondëshe) ne fakt ka më shumë gjasa të sëmurehemi duke shtrënguar duart sesa të sëmuremi nga një puthje. Dhënia e energjisë dhe lëvizshmëria kur jepni një puthje ju zhvillon sistemin imunitar.
2) Zvogëlon ankthin
Puthja mund të jetë efektive në qetësimin tuaj, duke reduktuar ankthin dhe duke ju bërë të ndiheni më pak të stresuar sepse zvogëlon kortizolin dhe rrit nivelin e serotoninës në tru. Në fakt, disa njerëz pretendojnë se puthja ka përfitime të ngjashme me meditimin, duke na ndihmuar të ndihemi më të qetë.
3) Ul presionin e gjakut
Buzët tona përmbajnë enë gjaku të cilat shtrihen kur ne puthim, dhe sipas Ryan Neinstein, një kirurg plastik në Nju Jork, ndërsa zemra pulson fort nga eksitim i një puthjeje të pasionuar, rritet qarkullimi i gjakut, i cili gjithashtu kontribuon në reduktimin e presionit të lartë të gjakut.
4)Është e mirë për higjienën tuaj dentare
Shkëmbimi i pështymës me dikë tjetër rrit rrjedhjen e pështymës tuaj, që ndihmon në mbajtjen e gojës, dhëmbëve dhe mishit ne nje gjendje të mirë dhe të shëndetshme.
5) Puthja ju ndihmon të kuptoni partnerin e duhur
Puthja njihet si një refleks i cili të ndihmon të gjeni partnerin e duhur. Si nuhatja dhe prekja, edhe puthja është një akt i nxitur nga emocionet i cili na ndihmon te indedifikojmë partnerin e duhur. Njerëzit nuk kanë aftësi të forta të nuhatjes dhe puthja ju lejon të nuhatni dhe të shijoni një person.
6) Forcon marrëdhënien tuaj
Një puthje e mirë liron hormon oksitocin – “hormoni i dashurisë” – i cili sic studimet kanë treguar i mban njerëzit monogamë, besnikë dhe i bën ata më të besueshëm ndaj njëri-tjetrit. Puthja gjithashtu lëshon dopamine, e cila forcon ndjenjat e lidhjes romantike: “Puthja është shumë e rëndësishme për marrëdhënien, ajo mban intimitetin dhe romancën” thot eksperti i takimit Jo Barnet.
7) Është një stërvitje për muskujt e fytyrës
Ne përdorim deri në 30 muskuj ndërsa puthim e cila tonozon muskujt e fytyrës. Pra nëse shkoni në palestër për të bërë muskuj barku, ju mjafton vetëm një puthje pasionante për te forcuar muskujt e fytyrës tuaj./Blitz.al/
Komento
Shperndaje