Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pasi e bija u lëndua, një nënë paralajmëron prindërit të mos i lejojnë fëmijët e tyre të luajnë në rrëshqitëse gjatë verës

Pasi e bija u lëndua, një nënë paralajmëron prindërit të mos i lejojnë fëmijët e tyre të luajnë në rrëshqitëse gjatë verës
July 05
15:33 2018

Vera mendohet si stina më e mirë dhe më argëtuese jo vetëm për të rriturit por edhe fëmijët pasi ata kanë mundësi të luajnë në parqe, të konsumojnë akullore apo të ndërtojnë kështjella rëre në bregdet.
Epo ja që edhe vera siç ka të mirat ka edhe të këqijat e saj. Një nënë ka ndarë shqetësimin e saj në Facebook duke u bërë thirrje të gjithë porindërve që të kenë kujdes kur çojnë fëmijët e tyre në park për të luajtur.
Ajo ka publikuar fotot e vajzës së saj 4-vjeçare e cila ishte djegur në pjesën prapa të këmbëve pasi po luante në një rrëshqitje. Djegia ka qenë e gradës së dytë. Katërvjeçarja Asia Wright po luante me motrën e saj në parkun John Anderson në Grandview në rrëshqitëse plastike. Menjëherë pasi përfundoi rrëshqitjen e parë vajza qau me të madhe dhe kishte dhimbje të tmerrshme.

Pas ankesës së nënës së Asias autoritetet matën temperaturën e rrëshqitëses në të cilën luanin fëmijët dhe rezultoi 68 gradë celcius.
Dawna, mamaja e Asias u bën thirrje të gjithë prindërve që të mos i lejojnë fëmijët të luajnë në park në mot të nxehtë.
“Unë kurrë nuk e kam dëgjuar që të bërtasë aq keq”, shkroi Dawna në Facebook. ‘Ndihem kaq e tmerrshme !! Dhe kishte fëmijë të tjerë duke luajtur në të gjitha lodrat. Nuk kisha asnjë ide se rrëshqitësjaa ishte mjaft e nxehtë për ta lënduar aq keq!”/Blitz.al/

Komento
Shperndaje