Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas vendimit të Victoria Beckham për të hequr takat, vjen reagimi i mjekëve për efektet anësore të përdorimit të tyre

Pas vendimit të Victoria Beckham për të hequr takat, vjen reagimi i mjekëve për efektet anësore të përdorimit të tyre
December 27
09:29 2016

Ka qenë një kohë ku asnjë paparac i mundshëm nuk mund ta fotografonte Victoria Beckham pa taka, ndaj dhe erdhi si surprizë për të gjithë kur ajo lajmëroi se nuk mund të vishte më taka, sidomos kur punonte.

Në fakt, Beckham nuk është e vetmja që ka hequr dorë nga takat. Sarah Jessica Parker gjithashtu ka lobuar mjaftueshëm me ndjekësit e saj për t’i hequr takat. Bazuar në këto thirrje të dy yjeve, mjekët kanë vendosur të reagojnë për pjesën shëndetësore.

“Takat e larta mund të dëmtojnë gishtat e këmbëve dhe të krijojnë gjithashtu probleme jo vetëm te shtypja e thonjve, por edhe mungesa e ajrosjes midis gishtërinjve sjell probleme serioze për mykun”,– ka thënë mjeku Gladstone.

Gjithashtu mjekët theksojnë se nuk ka rëndësi lartësia e këpucës, por materiali, lirshmëria dhe komoditeti përqark këmbës tuaj.

Nëse një këpucë me takë të lartë është e rehatshme sa nuk ju sjell asnjë siklet, atëherë nuk është problem që ju ta mbani përgjatë gjithë ditës.

Megjithatë, rekomandohet nga mjekët që femrat me peshë më të madhe dhe që e kanë numrin e këmbës më të madhe të përpiqen të mos i mbajnë shumë takat sepse nuk janë komode për to dhe për gjunjët e tyre që lodhen më shpejt. /Blitz.al/

Shperndaje