Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas lindjes së fëmijës, kjo nënë jetoi me ndjesinë e orgazmës për 3 javë rresht

Pas lindjes së fëmijës, kjo nënë jetoi me ndjesinë e orgazmës për 3 javë rresht
November 04
20:07 2016

Një grua në të 30-at, pasi lindi fëmijën e saj të parë në mënyrë natyrale (jo me operacion), jo vetëm që nuk pati dhembje gjatë lindjes por madje e kaloi këtë eksperiencë duke përjetuar emocionin më të fortë. Vetë Emily tregoi se ajo ka ndier një orgazëm shumë të fortë teksa lindi fëmijën dhe kjo ndjesi zgjati për 3 javë rresht pas lindjes, pa asnjë ndërprerje.

“Duke qenë se e linda Oscar-in në moshën 35-vjeçare, pritshmëritë e mija nuk ishin nga më të mirat. Të gjithë më thoshin se do të lodhesha shumë dhe se do ta kisha shumë të vështirë të bëja një lindje natyrale, duke qenë se mosha nuk më favorizonte. Por unë jo vetëm që munda ta lindja Oscar-in në mënyrë natyrale, por e shijova njësoj si të kisha bërë seksin më të mirë të jetës”, – ka thënë ajo.

Emily tregoi se kishte ndenjur në një vaskë me ujë të ngrohtë dhe në sfond kishte muzikën e saj të preferuar përpara se të lindte fëmijën dhe ajo mendon se kjo atmosferë ndikoi në orgazmën që përjetoi.

“E kam adhuruar çdo minutë të procesit të lindjes së fëmijës. Nuk mendoj se do të lind një fëmijë tjetër, por do të më mungojë shumë ndjesia që përjetova”, – ka përfunduar ajo.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje