Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas Kidës e Genta Ismajlit, edhe Anxhelina Hadërgjonaj frymëzohet nga modeli i flokëve alla Kim & North!

Pas Kidës e Genta Ismajlit, edhe Anxhelina Hadërgjonaj frymëzohet nga modeli i flokëve alla Kim & North!
April 13
14:21 2019

Kim Kardashian dhe familja e saj janë kthyer në një burim frymëzimi për shumë personazhe të njohur dhe jo vetëm.

Veshjet, modelet e flokëve, grimi janë disa prej gjërave prej të cilave Kim merret shembull. Pikërisht le të ndalemi pak tek një prej modeleve të flokëve, prej të cilit është frymëzuar edhe Anxhelina Hadërgjonaj mbrëmjen e djeshme.

Shumë kohë më parë Kim ka publikuar një foto me flokët e kapur bisht dhe me disa fije të vogla të lëshuara në fytyrë. Pas saj pamë North, e cila në një kopertinë kishte flokët e kapura topuz dhe lëshuar disa fije para tek balli afërsisht si mami.

Ndonse jo çdo kush mund të guxonte ta bënte këtë model, menjëherë disa vajza të njohura shqiptare si Kida apo Genta Ismajli vendosën ta provonin. Tashmë listës i është shtuar edhe Anxhelina. Ditën e djeshme ajo ka publikuar një foto me flokët topuz pothuajse njëlloj si North.

Image result for north in magazine cover

E veshur me një fustan latex të kuq dhe me këtë model flokësh, Anxhelina dukej në formë të mirë dhe na solli ndërmend pikërisht këto personazhe.

Gjithësesi se cilës prej vajzave u shkon më shumë ky model flokësh, këtë na i thoni ju!/Blitz.al/

Komento
Shperndaje