Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pas 57 vitesh të martuar, ky çift ka emocionuar të gjithë fansat e filmit “The Notebook”

September 10
10:38 2016

Filmi romantik “The Notebook” është një nga më të preferuarit e të gjitha kohërave. Por një çift ka vendosur sa kthejë në realitet dhe të përfshihet brenda skenarit të filmit duke shkuar në të njëjtat vende ku personazhet kryesorë kanë zhvilluar pjesë të filmit, për të zhvilluar një shërbim fotografik.

Clemma dhe Sterling Elmore jo vetëm kanë vizituar të njëjtat vende, por edhe janë përshtatur në veshje dhe sjellje njësoj si aktorët.

76-vjeçarja ka thënë për “ABC News”: “Që herën e parë që më pa, ai tregoi se unë isha vajza me të cilën donte të martohej…”

Ndërsa sa për filmin “The Notebook”, Clemma ka thënë se si ajo, ashtu edhe bashkëshorti, e dashurojnë këtë film dhe e shohin vazhdimisht.

Dashuria e tyre u fotografua mjeshtërisht nga Stacy Welch-Christ, ndërkohë që fotografitë nga ky set janë shpërndarë më shumë se 19 mijë herë në rrjete sociale. /Blitz.al/

Shperndaje