Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Organizoi aksidentin për t’i propozuar të dashurës së tij të shkonin bashkë në mbrëmjen e maturës

Organizoi aksidentin për t’i propozuar të dashurës së tij të shkonin bashkë në mbrëmjen e maturës
April 24
19:35 2018

Propozimet mendohen gjithnjë si romantike sidomos kur bëhen nga të rinjtë maturantë të cilët pas përfundimit të gjimnazit i premtojnë njëri-tjetrit dashuri të përjetshme nën efektin edhe të emocioneve që të jep kjo moshë. Epo ja që jo gjithnjë një propozim mund të jetë i bukur dhe emocionues.

Richard Fisher e la të dashurën e tij të traumatizuar . Ideja e tij për t’i propozuar Kiah të shkonin bashkë në mbrëmjen e maturës erdhi pasi e dashura i kishte thënë se dëshironte një propozim romantik. Ai vendosi që të organizonte vdekjen e tij.

Vajza, Kiah Keys 15 vjeç njihej si natyrë tepër dramatike dhe më 16 prill kur mori mesazhin se i dashuri i saj kishte pësuar aksident  u traumatizua dhe u bë histerike.

Richard ishte i shtrirë në një parking i mbuluar me gjak . Vajza sapo e pa nisi  të qante me zë të lartë duke thirrur emrin e tij.

Riçardi i cili dukej sikur po jepte shpirt i tha të dashurës së tij:

“Unë po vdes që ti të vish në mbrëmjen e maturës me mua.”,- duke bërë kështu që Kiah të shpërthejë e inatosur dhe me lot në sy se kjo nuk ishte aspak për të qeshur.

Por duket se pasi qau mjaftueshëm dhe e kuptoi se në fund ishte një shaka, Kiah u shpreh se të paktën nuk kishte ndodhur asgjë e keqe dhe i dashuri i saj ishte shumë mirë.

Mbrëmja e maturës  e Kiah dhe Richard do të zhvillohet më 28 prill. Këtu po shpresojmë që Richard të mos ketë surpriza më të këqija./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje