Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ora “Apple” vjen me një opsion të ri për t’iu larguar stresit

Ora “Apple” vjen me një opsion të ri për t’iu larguar stresit
June 21
11:53 2016

Një nga synimet kryesore të orës “Apple” që kur u mendua të krijohet si produkt, ka qenë të ndihmojë  njerëzit të jenë më aktivë për sa i përket aktivitetit fizik dhe shëndetit në përgjithësi. Jo më kot, ata krijuan pikërisht një orë “hi-tech”, e cila lehtësisht mund të merret me vete në çdo sport apo aktivitet tjetër fizik (sidomos kur bëni vrap).

Por duket se një opsion i ri do të vijë me “WatchOS 3” këtë herë për të ndihmuar shëndetin e mendjes. Duke qenë se për shkak të angazhimeve të punës, njerëzit në përgjithësi harrojnë të relaksohen, ora “Apple” do të vijë në ndihmë pasi do t’ju kujtojë vazhdimisht me anë të njoftimeve se kur duhet të pushoni e të rregulloni frymëmarrjen. Ora do të kuptojë nivelin e stresit tuaj sepse një sensor i posaçëm brenda pajisjes do të masë pulsin tuaj. Në momentin që pulsi do të jetë më i shpejtë kjo do të thotë se ju jeni më i stresuar.

Ora “Apple” jo vetëm do t’ju ndihmojë me anë të njoftimeve duke ju kërkuar të pushoni, por gjithashtu do t’ju shfaqë një guidë ushtrimesh për të rregulluar frymëmarrjen e për t’u ndierë të relaksuar, në mënyrë që ju të nisni më pas sërish aktivitetin.

Komento
Shperndaje