Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Obama dhe Michelle në një tango, por jo bashkë

March 24
12:29 2016

1

1
Picture 1 of 5

Pavarësisht të gjitha thirrjeve për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, mori pjesë në darkën e presidentit argjentinas, Mauricio Macri, në Buenos Aires dhe i magjepsi të gjithë në një performancë vallëzimi.

Ai sigurisht që ka kërcyer më parë, po kjo është e para herë që e shohim të shpalosë talentin e tij në tango argjentinase.

 

Në fillim presidenti amerikan ishte duke shijuar mbrëmjen me Michelle, deri sa të dy u ftuan  nga kërcimtarë profesionistë në skenë për të kërcyer. Obama u duk mjaft i njohur me lëvizjet e tangos, por edhe bashkëshortja e tij nuk mbeti mbrapa. Ajo iu bashkua  çiftit tjetër, bashkëshortit dhe balerinës, e kërceu për rreth një minutë përpara të pranishmëve.

Komento
Etiketimet
Shperndaje