Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk është një ëndërr! Mbërrin qyteti i parë lundrues në botë, ja projekti i së ardhmes…

November 23
13:58 2017

Një qytet lundrues, i kompletuar me shtëpi, hotele, restorante dhe zyra në kufijtë e fundit të shkencës po vjen. Nuk është as ëndërr apo utopi, por një projekt i konsoliduar tashmë, ndërtimi i të cilit do të fillojë në 2020-ën në Oqeanin Paqësor. Do të jëtë një qytet i zhvilluar eko-miqësor, me rregulla të reja të bashkëjetesës. Një vend ku qytetarët të jenë të lirë nga kufizimet e politikës dhe të rishkruajnë rregullat e bashkëjetesës sociale.

Projekti është nga “Instituti Seasteading”, një organizatë jofitimprurëse që punon për këtë projekt që nga viti 2008. Ai ka arritur një marrëveshje me qeverinë e Polinezisë Franceze për të zhvilluar strukturën nga 2040-a dhe kostoja totale duhet të arrijë 167 miliardë dollarë. Inxhinierët dhe arkitektët e Institutit kanë vizituar tashmë vendin ku do të ndërtohet ky qytet i së ardhmes.

 

 

Shperndaje