Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk do ta besoni se çfarë ka bërë kjo mësuese për të surprizuar nxënësit e saj

May 10
11:11 2016

...

...
Picture 1 of 2

Një mësuese në Amerikë ka surprizuar nxënësit e saj në një mënyrë tejet origjinale për t’i frymëzuar ndaj arritjes së ëndrrave të tyre. Ishte pikërisht dita kur nxënësit do t’i ushtroheshin një provimi të cilin mësuesja e konsideronte të vështirë, kur ajo vendosi t’i lehtësojë duke u dhënë një çast pozitiviteti paraprakisht.

Mësuesja jo vetëm që kishte shkruar nga një shprehje frymëzuese për të gjithë nxënësit e saj nëpër bankat ku ata më pas do të uleshin, por edhe i kishte personalizuar urimet e saj në bazë të karakteristikave të secilit nxënës. Në shumicën e fjalëve që mësuesja kishte shkruar vihej re se më tepër sesa inteligjencën natyrale të nxënësve, ajo vlerësonte përpjekjet e tyre.

Shkolla Woodbury City Public në New Jersey, shkolla ku edhe ku u zhvillua kjo surprizë, vendosi të ndajë disa fotografi në Facebook duke shkruar: “Për të motivuar nxënësit e klasës së pestë, znjsh. Langford ka përgatitur disa mesazhe frymëzuese për secilin prej tyre”.

Komento
Shperndaje