Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nuk do ta besoni kush ka qenë e para që ka përdorur konturin

Nuk do ta besoni kush ka qenë e para që ka përdorur konturin
November 03
16:03 2016
  1. Mario Dedivanovic, i njohur si grimieri i Kim Kardashian, ka qenë ndër të parët që ka përdorur konturimin. Megjithatë ai ka treguar se konturimi nuk është një grim i ri, por është përdorur vite më parë. Fillimisht e ka përdorur grimieri i Marlin Monroe, Allan Whitey Snyder dhe këtë e tregojnë qartë fotot e saj.

    Mario njihet si “mbreti i konturimit” dhe është një Snyder i ditëve të sotshme. Ai ka grimuar shumë femra të njohura në të gjithë botën.

    “Unë nuk e di saktësisht se si e ka bërë Monroe këtë grim, por jam i sigurt që është një taktikë e thjeshtë dhe unë e përdor prej disa vitesh në industri”,- ka thënë Mario.

    Më pas ai jep disa këshilla si mund ta bëni konturimin fare thjeshtë.

    1. Fillimisht aplikoni fondatinën dhe më pas korrektorin. Pasi keni vendosur fondatinën mbuloni defektet e fytyrës me korrektorin dhe përhapeni atë me një furçë make up-i.
    2. Dritëhijet me pluhurin e bardhë mos i bëni vetëm te pjesa e syve, por formoni trekëndëshin kokëposhtë në pjesën e ballit dhe hundës. Gjithashtu vendoseni edhe te pjesa e faqeve për t’i dhënë më shumë dritë fytyrës.
    3. Duhet të zgjidhni mjetet e aplikimit të grimit. Kur vendosni produkte të lehta përdorni furçat më pas kur dëshironi të vendosni produkte më të rëndë përdorni sfungjerin.
    4. Vendosni make up-in që përshtatet me ngjyrën tuaj të lëkurës.
    5. Nuk duhet të harroni buzëkuqin e kuq, i cili karakterizonte edhe Monroe-n./Blitz.al/

    monroe monroeemonroeeeemonroeee

Komento
Shperndaje