Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me vajzën që bën çudira duke përdorur “make up”-in

May 22
14:05 2016

Lexie Lazear është një artiste make up-i, e cila e ka çuar në një tjetër nivel përdorimin e produkteve kozmetike të fytyrës. Ajo ka marrë disa nga pikturat më të famshme në botë dhe i rikrijon këto të fundit në fytyrën e saj nëpërmjet make up-it. Rezultatet janë të jashtëzakonshme! Lazear ka qenë një artiste profesionale e make up-it që në moshën 18-vjeçare dhe e ka nisur rrugëtimin e saj nga një stil krejt ndryshe nga të tjerët pas dashurisë së saj për pikturat e Van Gogh.

“E provova vetëm një herë për qejf të rikrijoja një copëz arti të një pikture në fytyrë, por reagimet e miqve dhe familjarëve më bënë ta ktheja këtë në një punë të vazhdueshme”,- ka thënë Lexie Lazear.

Më tepër sesa thjesht një rikrijim, Lazear inspirohet nga këto piktura dhe i kthen ato në të prekshme në fytyrën e saj. Fytyra është tabloja e saj, ku ajo pikturon dhe ndihet një artise e vërtetë.

“Arti është krijuar për t’u shprehur dhe në shprehjen e tij ne jemi të gjithë të veçantë”, – ka përfunduar ajo.

Ndiqni galerinë dhe vëreni talentin e saj të pazakontë!

Shperndaje