Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me ekoseksualët: “Të bëjmë seks me Tokën që ta shpëtojmë atë”

Njihuni me ekoseksualët: “Të bëjmë seks me Tokën që ta shpëtojmë atë”
June 04
19:05 2019

Në festivalin e artit eksperimental LiveWorks në Sydney ndodhet një hapësirë e veçantë për ekoseksualët. E gjitha ajo është në kuadrin e një lëvizjeje ndërkombëtare.

Jennifer Reed, një sociologe në Universitetin e Nevadas në Las Vegas, po shkruan një studim mbi ekoseksualitetin dhe shprehet se numri i njerëzve që identifikohen si ekoseksualë është rritur ndjeshëm dy vitet e fundit. Dhe të dhënat e kërkimit në Google konfirmojnë se interesi për këtë term është rritur shumë.

Për ju që po pyesni veten çfarë është ekoseksualiteti, ka përkufizime të ndryshme në varësi të personit që pyet.

Amanda Morgan që është e përfshirë në lëvizjen ekoseksuale, shprehet se nga njëra anë në të bëjnë pjesë njerëzit që përdorin produkte seksi që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm apo njerëz që lahen/ ecin të zhveshur. Nga ana tjetër, pjesë e saj janë dhe njerëz që zhgërryhen në baltë dhe kalojnë orgazmë ndërkohë që janë të rrethuar nga plehu i tokës. Ose njerëz që bëjnë seks me pemët, ose që masturbohen pranë një ujëvare. Disa të tjerë martohen me tokën, ajrin, detin.

Shkurtimisht, kjo është një lëvizje mjedisore e një forme radikale që është e bazuar në tërheqjen seksuale nga natyra, në idenë e Tokës si një partner. Ajo i fton njerëzit ta trajtojnë Tokën me dashuri, në vend që ta shohin si një vend prej të cilit shfrytëzojnë burimet.

Duke qenë se ka më shumë se 100,000 njerëz që identifikohen si të tillë, ata po kërkojnë që një “E” të shtohet në krahë të “LGBTQ”.

Reed gjithashtu u shpreh se kjo lëvizje është ndryshe nga të tjerat më parë për shkak se fokusohet në sjelljet dhe kënaqësitë personale dhe jo në politikat e ndryshme sociale.

Kjo është mënyra që ekoseksualët kanë zgjedhur për ta rikthyer sërish mjedisin në prioritet dhe për ta shpëtuar atë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje