Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njerëzit nudo, të pikturuar me blu, pozojnë për spektaklin e Spencer Tunick

July 09
16:56 2016

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, 3200 njerëz nga e gjithë bota janë mbledhur në qendër të qytetit Hull, të zhveshur lakuriq dhe të pikturuar me ngjyrë blu, në emër të artit.

Spektakli është organizuar nga fotografi Spencer Tunick për të festuar lidhjen e qytetit me detin.
Të gjithë trupat, frymëzuar nga historia detare e Hull, ishin në katër hijet e blusë. Qytetarët janë mbledhur në 3.00 të mëngjesit, janë zhveshur dhe më pas kanë pikturuar njëri-tjetrin. Tunick tha se turmat e njerëzve me ngjyrë blu ishin një përfaqësim i rritjes të nivelit të detit, për shkak të ndryshimeve klimaterike.

“Jam shumë i befasuar që kanë marrë pjesë shumë njerëz të ndryshëm, të rinj dhe të vjetër, madje ka pasur edhe njerëz në karrige me rrota. Të gjithë ishin shumë elastikë”, –ka shtuar ai.

Një vullnetar në moshën 80-vjeçare ka thënë: “Lidhja e trupit me hapësirat publike krijon një dinamikë. Ne jemi të zhveshur, por kjo nuk ka aspak rëndësi, ne jemi të gjithë të barabartë, njerëz të mëdhenj, të vegjël nga të gjitha racat”.

Shumë pjesëmarrës kanë thënë se kjo nismë e Tunick do të jetë një kujtim i paharrueshëm dhe fotografitë e këtij spektakli do të ekspozohen në galerinë e artit në Hull, në vitin 2017. Shfletoni galerinë për të parë disa prej fotove të këtij spektakli.

Shperndaje