Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njerëzit janë të përkohshëm, por nuk ka pse t’ju lëndojë ky fakt

Njerëzit janë të përkohshëm, por nuk ka pse t’ju lëndojë ky fakt
October 28
18:40 2018

“Filmat romantikë kanë gjithnjë një mënyrë qesharake për të treguar si funksionon dashuria. Jam rritur me dy motra më te vogla dhe një mama, ideja e të cilave për dashurinë vinte nga lloji i romancës që shihnin në filmat tipikë 75 minuta. Shihnim gjithnjë klasikët në dhomën e ndenjes, shumë shtresa përtokë që u kthyen në shtretërit tanë për një natë, dhe sigurisht shumë ushqim për të na shoqëruar netëve të filmave. Por ishte gjithnjë e njëjta gjë.

Një “të lumtur përgjithmonë” që asnjëherë nuk dukej e vërtetë.

Kurrë nuk e kam kuptuar. Në fakt, rashë në dashuri me idenë e të përkohshmes. Me idenë se njerëzit ishin, shumë apo pak, të disponueshëm. Me idenë që “nuk ka fije që na mbajnë të lidhur” në fakt nënkuptonte që nuk ka fije që të mbajnë të lidhur për aq kohë sa të tuat nuk ngatërrohen padashje me fundet e tjetrit.

E kisha më të lehtë të mbushja boshllëkun me njerëz që nuk ishin “real”, që nuk e dinin kush ishe apo nga vije, cila ishte ngjyra jote e preferuar apo që e preferoje kafenë të zezë pa asgjë tjetër.

Ishte hapësira që thonte më shumë sesa duhej dhe më kënaqte thjesht ideja e të mos u afruarit shumë. Ishte më e thjeshtë të kapje duart e njerëzve “të huaj” që nuk prisnin shumë nga ty, që nuk të drejtonin pyetje që të bënin të ndjeshme.

Ishte më e thjeshtë të harroje.

Nëse zemrat janë bërë për t’u thyer, e bëja këtë gjë çdo fundjavë duke kërkuar të gjeja shpëtim në krahët e dikujt që nuk e njihja.

Koha kalonte dhe zbulonte dikë të ri për të prekur e eksploruar. Sy të rinj për të parë, krahë të reja për të mbajtur. Koha gjithashtu lejonte të kishe një siguri- pas shumë vitesh, kam mësuar se njerëzit gjithnjë largohen, pavarësisht sa kohë ke që i njeh dhe sa pjesë e rëndësishme e jetës tënde janë.

Kam qenë mikeshë e ngushtë me njerëz që i kam njohur për shumë vjet dhe kam përfunduar në jo më shumë se të huaj. Shihja pas në fotografi e kujtime dhe pyesja veten ku gabova. Mbaj mend që më vinte inat (nuk e di nëse më vinte inat me ta, me veten apo me Zotin) që i dashuroja këta njerëz dhe ata thjesht largoheshin.

Dhe pastaj, ishin njerëzit që i takoja për shumë pak, – për pak javë apo muaj ose thjesht orë- që vinin në jetën time për një vizitë të shkurtër pasditeje.

Por ideja, të cilën m’u deshën vite ta kuptoja, është që njerëzit janë të përkohshëm dhe gjithnjë kanë tendencën të largohen. Mësova të mos e merrja më personale, ishte thjesht jeta.”

Përshtatur nga: The Odyssey

Komento
Shperndaje