Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njerëz, mbahuni! Po vjen trend-i më i ri i pozimeve

Njerëz, mbahuni! Po vjen trend-i më i ri i pozimeve
May 12
19:11 2016

Tinder, një aplikacion që mundëson biseda dhe njohje mes personave në vende të ndryshme, është tashmë një trend.

Por ajo që është trend brenda trend-it është mënyra më e re e të pozuarit. Nuk është as “duckface”, “fishgape”, “belfie” apo “selfie”, por “chick in a box”.

Ç’do të thotë? Me pak fjalë, vajzat pozojnë brenda një kutie, qoftë kjo prej kartoni, metali apo edhe brenda një lavatriçeje, frigoriferi, valixheje, banje publike dhe dollapi.

Gjithçka nisi kur dy vajza postuan foto brenda makinerisë së solarit dhe brenda lokomotivës së një treni.

E dini pse bëhet e gjithë kjo? E thjeshtë: për qejf!

Shpresojmë që ky trend mos të arrijë edhe në vendin tonë për Instagram-in dhe Facebook-un se pastaj do të kërkojmë kohët kur trend ishin “selfie”-t.

Etiketimet
Shperndaje