Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njerëz gjysmë të zhveshur ndërprejnë seancën parlamentare, ja arsyeja

Njerëz gjysmë të zhveshur ndërprejnë seancën parlamentare, ja arsyeja
April 02
08:20 2019

Një seancë parlamentare në Mbretërinë e Bashkuar është ndërprerë nga disa njerëz gjysmë të zhveshur që pushtuan sallën. Arsyeja e tyre ishte protesta për ndryshimet klimaterike. Politikani Peter Kyle u shpreh me shaka se pamja po ja tundonte sytë diku tjetër ndërkohë që po mundohej të mbante fjalimin e tij.

“Ka kohë që është një karakteristikë e britanikëvë të jenë të aftë të injorojnë një zhveshje të pakuptimtë.”- u shpreh Nick Boles, anëtar i parlamentit.

Protestuesit kishin veshur vetëm të brendshme të vogla dhe trupin e kishin të mbuluar me mesazhet që donin të përcillnin. “Boll na harxhuat kohën” ose “Lufto për gjithë jetën” ishin disa prej tyre.

Komentatorët online e konsideruan këtë veprim jo si një shaka për 1 prill, por një protestë që tregon shumë për gjendjen që ndodhet vendi, që për ta është kritike.

“Extinction Rebllion” ka marrë përgjegjësit për protestën. Ata u shprehën se aktivistët po mundoheshin të tërhiqnin vëmendjen për krizën klimaterike dhe ekologjike./Blitz.al/

Komento
Shperndaje