Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një rikonstruksion miliona dollarësh për ishullin ku prehet princesha Diana

May 06
11:52 2016

Që prej 6 shtatorit të vitit 1997, ishulli ku prehet princesha Diana nuk ka pësuar asnjë rikonstruktim serioz. Për këtë, vëllai i princeshës Dianës, Charles dhe gruaja e tij Karen, kanë ndërmarrë iniciativën për të ndryshuar tërësisht dizajnin e ishullit, duke bërë kështu ndërhyrjen e parë të këtyre përmasave në 350 vite. Këtë fakt e ka lajmëruar vetë familja mbretërore në një konferencë për shtyp.

Momentalisht në ishull gjendet një mur gjigant, i rrethuar me metale të zeza, pikërisht në vendin ku gjenden sot eshtrat e princeshës Diana. Gjithashtu, aty pranë ka edhe një tempull të vogël ku vizitorët mund të tregojnë respektin e tyre për princeshën. Një seri pemësh prej 38 lisash, nga një për çdo vit që princesha jetoi, janë mbjellë në qendër të ishullit.

Ky vend është i hapur për vizitorët vetëm në sezone të caktuara gjatë vitit, ndërkohë që për sa i përket ishullit nuk është e lejueshme qëndrimi i njerëzve, por kjo mund të ndryshojë në momentin që do bëhet rikonstruksioni  prej familjes mbretërore në nder të princeshës Diana.