Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një nënë rrezikon dënimin me 5 vite burg, goditi me shapkë të birin 38-vjeçar

Një nënë rrezikon dënimin me 5 vite burg, goditi me shapkë të birin 38-vjeçar
November 07
11:51 2016

Një grua në Turqi është duke u përballur me një akuzë të rëndë që mund t’i kushtojë edhe lirinë, kjo për shkak se goditi me shapkë djalin e saj 38-vjeçar.  63-vjeçarja  mund të përballet me një dënim prej 5 vitesh sepse djali i saj ka paraqitur në gjykatë një padi kundër nënës së tij pasi kjo e fundit e kishte gjuajtur me një shapkë plastike. Gjatë një diskutimi me tone të larta në shtëpi, Senat Guzel i hodhi pantoflën e saj të birit Hasan Guzel. Prokuroria ka nisur një hetim dhe ka përgatitur një padi penale lidhur me rastin duke kërkuar kështu një masë kundër nënës nga dy deri në pesë vite burg për tentativë dhune fizike. Senay Guzel ka deklaruar se nuk e dinte që pantoflat konsideroheshin si armë.

“I hodha pantoflën djalit tim pasi ai  po më fyente. Pantofla nuk e preku atë. Po ta kisha ditur që shapkat konsideroheshin armë nuk do e kisha hedhur. Edhe nëse do e kishte kapur nuk do ishte lënduar. A ka nëna që nuk u hedhin pantofla fëmijëve të tyre në momentin që janë të zemëruara?”- ka thënë gruaja./Blitz.al/

Komento
Shperndaje