Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një nënë ndan eksperiencën e saj pas lindjes

Një nënë ndan eksperiencën e saj pas lindjes
November 04
17:20 2016

Një nënë ka treguar eksperiencën e saj me fëmijën e parë. Sipas saj, disa gjëra që bëjnë nënat nuk janë të parëndësishme:

Kur infermierja më dha djalin tim të sapolindur, duke e parë mendova: “Po tani çfarë do të bëj?” Nuk dija asgjë për prindërimin dhe sapo kam dalë nga spitali kam bërë me djalin tim çdo gjë që lexoja apo më thoshin të tjerët.

Pas daljes nga spitali kalova një betejë me depresionin pas lindjes. Trupi im ishte i panjohur, hormonet e mia ishin jashtë kontrollit dhe më duhej të kujdesesha për fëmijën që ndryshonte lojën çdo ditë. Skuqje nga pelenat, grindje, net pa gjumë – këta ishin disa faktorë që më bënin të pyesja veten nëse isha vërtet nënë. Më dukej e vështirë të mësohesha në rolin e nënës.

Më poshtë do të tregoj disa prej gjërave që kam mësuar pas lindjes së djalit.

  1. Pelenat e shtrenjta kryejnë të njëjtën punë si pelenat e lira.
  2. Kur të bëni seks për herë të parë me burrin pas lindjes do të pyesni veten: Po unë pse u martova me të?
  3. Mos u mundoni të hiqni njollat e qumështit të gjirit nga rrobat, blini të reja.
  4. Është çdo gjë në rregull në qoftë se fëmija juaj është 4 vjeç dhe përdor biberon.
  5. Keni mësuar përmendësh erën e kokës së fëmijës suaj.
  6. E qara e fëmijës ju bën nevrike por kur ai të bëhet adoleshent do të pyesni veten se si kaluan vitet.
  7. Gëzoni çdo moment që bëheni një babagjysh apo lepurush pashke sepse do të vijë një kohë që do t’ju marrë malli.
  8. Dilni sa më shumë me burrin, kur fëmijët të largohen do të jeni përsëri si në fillim.
  9. Është në rregull në qoftë se mendoni për fëmijën tuaj se është t*ap, të vegjël ashtu sillen.
  10. Ju do ta gjeni rrugën për t’u kthyer përsëri në karrierë.
  11. Fotografoni momentet kulminante, janë kujtimet më të bukura.
  12. Tregohuni të mirë me veten tuaj, sidomos në ditët më të vështira.
  13. Nëse dikush ju tregon se po veproni gabim me fëmijën duhet të dëgjoni instinktin tuaj të nënës.
  14. Kur fëmija është në gjumë është koha e duhur për të bërë punët e shtëpisë.
  15. Kur të kryeni jashtëqitje pas lindjes duhet të përdorni xhel ose kremra të ndryshëm.
  16. Mos merrni pasqyrë për të parë vaginën pas lindjes sepse do t’ju duket horror.
  17. Pas lindjes do të shihni që trupi juaj do të ketë shumë ndryshime, gjithashtu edhe jeta juaj. Duhet të dini të përshtateni me jetën tuaj të re pas lindjes./Blitz.al/
Komento
Shperndaje