Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Një maratonë Krishtlindjesh, 13 filmat që duhet t’i shihni për magjinë e festave

Një maratonë Krishtlindjesh, 13 filmat që duhet t’i shihni për magjinë e festave
December 14
19:21 2018

1. It’s a Wonderful Life (1946)
George Bailey është një burrë nga një qytet i vogël me jetë të vështirë. Ai tenton të kryejë vetëvrasje, por ëngjëlli i tij mbrojtës është aty për t’i treguar se si do ishte jeta e qytetit pa të.


2. Love Actually (2003)
9 histori të ndryshme, por me diçka të përbashkët: dashurinë. Kompleksiteti i marrëdhënieve me njëri-tjetrin, që ka vetëm një zgjidhje: dashurinë.

3. Elf (2003)
Buddy është rritur nga elfët. Rikthehet në New York dhe gjen babanë e tij. Por ai është kaq ndryshe…

4. The Santa Claus (1994)
Cfarë ndodh kur padashje vret Babagjyshin? Epo tashmë duhet të jesh ti Babagjyshi i ri dhe të shpëtosh Krishtlindjet. Dhe jo, nuk është ëndërr.

5. Home alone (2000)
Seria e filmave me vogëlushin Kevin që “mbijeton” i vetëm për Krishtlindje. Situata nga më komiket që s’do ti harroni.


6. How the Grinch Stole Christmas! (2000)
Grinch dëshiron të shkatërrojë Krishtlindjet.Por çfarë ndodh me magjinë e festave?

7. Bad Santa (2003)
Ata duan të bëjnë bamirësi në vigjilje të Krishtlindjeve. I vetmi problem qëndron se ata janë të dehur, të inatosur, problematikë e pak fare të çmendur.

8. A Christmas Story (1983)
Ralfi i vogël ëndërrimtar nuk ndalet para asgjëje. Dhuratën ideale të Krishtlindjeve bashkë me dashurinë ai i do me patjetër. Si do i marri?

9. A Christmas Tale (2008)
Një film francez paksa ndryshe nga të tjerët. Një familje e ndjekur nga ngjarje tragjike çdo vit. A do mundin ata të rimarrin veten ndonjëherë?

10. The holiday (2006)
Dy gra, në skaje të kundërta të botës, të lodhura nga jeta e tyre e përditshme, vendosin të shkëmbejnë shtëpitë për pushimet dimërore. Aty të dyja bien në dashuri me një djalë vendas dhe kalojnë ndoshta pushimet më të bukura të jetës së tyre.

11. Prancer (1989)
Jessica refuzon të besojë se Babagjyshi nuk ekziston. Gjen një dre në pyll dhe beson se ai është Prancer dhe përkujdeset për të çdo ditë, derisa kjo u zbulua dhe u kthye në një problematikë për qytetin ku jetonte.

12. The family man (2000)
Kalon një ditë të lodhshme në zyrë dhe mëngjesin tjetër zgjohesh pranë dashurisë së jetës. Duhet të zgjedhësh: karrierën apo atë?


13. Four Christmases (2008)
Plani i tyre për pushime ekzotike dështon dhe Brad me Kate duhet të qëndrojnë pranë të afërmve të tyre. Një çifti të pamartuar si ata, kjo u duket çmenduri.

/Blitz.al/

Share