Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një letër për vëllain që vrau veten: “Do kisha bërë gjithçka për ty”

Një letër për vëllain që vrau veten: “Do kisha bërë gjithçka për ty”
June 03
18:28 2019

Kur dikush më pyet nëse kam vëllezër, i them se kam një vëlla më të vogël. Disa njerëz bëjnë më shumë pyetje për ty. Sa vjeç është ai? Çfarë bën? Unë përgjigjem: “Oh, ai ka ndërruar jetë.”

Pak kohë më parë, dikush më pyeti pse them “kam” dhe jo “kisha”. I shpjegova që është e mirëmenduar. Unë jam një motër. Një motër e madhe 31 vjeçare, që nuk ndërmerr rreziqe dhe ka kufij të qëndrueshëm. Që të jesh një motër e madhe, duhet të kesh një vëlla të vogël, prandaj…

Kalova në të gjitha fazat e dhimbjes pasi ti vdiqe. Inat, inat përvëlues, e qarë histerike, vetmi totale. Kanë kaluar 7 vjet qëkur ti vdiqe, dhe ende tani, me raste, kam momente ku nuk mundem të marr frymë, duke ditur që ti ke ikur.

Çdo vit, diçka e re e sjell dhimbjen në sipërfaqe. Në 2013, ishte shpërngulja në shtëpinë time të parë, pa ty. Në 2014, ishte fillimi i punës sime të parë, pa ty. Në 2017, ishte martesa, pa ty (kjo ishte veçanërisht e vështirë). Këtë vit, 2019- Po mendoj të bëj fëmijë, pa ty.

Kam frikë. Po sikur fëmijët e mi të mos kenë marrëdhënien që ne kishim? Ky mendim më tmerron, edhe më shumë pasi mësova që shumë marrëdhënie vëllezërish janë grindavece. Na dukej normale që e jona ishte e pakushtëzuar, qejf dhe plot dashuri.

E di gjithashtu që do kishe qenë një dajë i mrekullueshëm. Do kishe qenë ana argëtuese përballë anës sime serioze, do kishe qenë çapkëni përballë ndjeshmërisë sime. Edhe pse 20 vjeç, ti ishe shumë i mirë me fëmijët. Shumica e djemve në moshën tënde as do ja hidhnin sytë një pesë vjeçari. Por ti ishe i duruar dhe zbavitës.

Ti kurrë nuk e harrojë ditëlindjen time. Në fakt, ti jepjë dhuratat më të bukura se çdokush që njoh. E kam ende fustanin e zi firmato për të cilin pyete miqtë e mi. Dhe shishen bosh të parfumit Versace që e dije që vërtetë e doja. (më fal burrë, por dhuratat e tua as që krahasohen).

Dhe mund të kishte qenë e gjitha ndryshe. Do kisha lënë çdo gjë, do kisha bërë çdo gjë për ty. Ti thjesht duhet të më thoje. Ti thjesht duhet të bëje hapin e parë dhe të më thoje. Të më thoje që po vuaje. Që nuk ishe i lumtur. Që diçka nuk shkonte. Në vend të kësaj, i more jetën vetes. Ma more dhe mua jetën.

Të dua përgjithnjë.

Burimi: The Guardian

Përktheu: Blitz.al

Komento
Shperndaje