Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një letër për vajzën time transgjinore: “Duhet të të lë të ndjekësh rrugën tënde”

Një letër për vajzën time transgjinore: “Duhet të të lë të ndjekësh rrugën tënde”
July 01
20:20 2019

Pashë shtratin tënd dje dhe u ndesha me recipeta dhe tableta hormonesh mbi të. Ishte një moment surreal, por që demonstron sa rehat je ti në fazën tënde të re në jetë.

Ti ishe djali im i vogël, shoku im më i mirë, arsyeja ime, por ndryshove si adoleshent, i ngecur në një botë virtuale, duke kërkuar për përgjigje. Më tregove krahët e tu dhe qafën, të gërvishtur pasi kishe lënduar veten, por ende asnjëri nga ne nuk e dinte pse kalimi yt në “të rritur” dukej kaq i dhimbshëm. Vuaja aq sa ti kur më thoje: “Thjesht nuk e di pse ndihem kaq i trishtuar gjithë kohën.”

Pastaj, kur ishe 18, brenda natës, fillove të visheshe ndryshe dhe të eksploroje, të gjeje identitetin tënd. Mendoja se kjo ishte e mrekullueshme, pasi ti tregoje shumë vetëbesim. Kur më the që kishe diçka për të më thënë, nuk e prisja.

Ishe aq i bindur që ishe femër, dhe nuk dyshoje në asgjë. Unë në mënyrë të dëshpëruar të kërkoja ta mendoje mirë. Por ishtë një hap mjaftueshëm i madh që më tregove, dhe që nuk ngurrove të pranoje atë që ishe. Sigurisht, fjalët e mia të para ishin për të treguar sa shumë të doja dhe se do të mbështesja. Kjo ishte shumë muaj më parë dhe ka qenë ndryshimi më i thellë i jetës sime- dhe pa dyshim, më guximtari, por çlirues, i yti.

Si fillim, ishte e errët për mua: a kisha bërë diçka gabim? A duhet të mos isha ndarë nga babai yt? A mos të kam lënë të jetosh në botën virtuale për shumë gjatë? Mos duhet të kisha bërë fëmijë të tjerë, që të mos ishe i vetëm? Faji më rëndonte shumë. Më pas, u përpoqa të gjeja rrugën për ta përballuar në mënyrën më të mirë për ty. Lexoja shkrime në internet nga prindërit e tjerë. Lexoja adoleshentë që dukeshin të shkatërruar nga mungesa e besimit.

Gjithashtu kuptova sa e zakontë është kjo në brezin tonë, dhe u shqetësova më pak për dëmin që mund të vinte për shkak të grupit që i përkisje.

Tashmë je 19 vjeç dhe më duhet të të lë të ndjekësh rrugën tënde. Të shoh ty dhe nuk shoh më një djalë. Përkundrazi, shoh trup të hijshëm dhe këmbë të gjata të shfaqura me vetëbesim, shoqëruar me një fytyrë të bukur dhe lëkurë që shkëlqen.

Nuk ke më një shprehi të trishtimit dhe nervozizmit të adoleshencës. Tani të shoh kur nuk e ke mendjen, dhe shoh një buzëqeshje kënaqësie. Dhe kjo është gjithçka që ka rëndësi.

Burimi: The Guardian

Përktheu: Blitz.al

 

 

Komento
Shperndaje