Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një letër për vajzën të cilën dashuroja, por e refuzova:”Meriton një shpjegim që s’e more kurrë”

Një letër për vajzën të cilën dashuroja, por e refuzova:”Meriton një shpjegim që s’e more kurrë”
July 20
21:03 2019

Rashë menjëherë në dashuri me ty në universitet. Ishe e bukur, plot energji dhe e sjellshme me mua. Edhe nëse do kishe qenë single (nuk ishe), unë nuk kisha asnjë shans me ty sepse isha një adoleshent që u poq me vonesë dhe jo tërheqës. Maksimumi, të dukesha zbavitës dhe ishim shokë.

Teksa universiteti po i afrohej fundit, isha i shqetësuar që miqësia jonë nuk ekzistonte jashtë atij mjedisi. Ndërkohë që të gjithë gëzonin për diplomimin, për mua ato ditë ishin një numërim pas për në ditën e fundit që do të shihja. Nuk mendoja për gjë tjetër, dhe madje shkrova një këngë. Akoma e dëgjoj dhe më duket e dhimbshme. Teksti duket si i shkëputur nga një ditar, një kujtim i kohëve ku ndihesha tmerrësisht i trishtuar.

Të dy mbaruam universitetin dhe si për fat, filluam punë në të njëjtën kompani, kështu që ndarja nuk ndodhi. Kryesisht, akoma shkonim mirë, por darkave me punën bëhesha më shumë sesa duhet xheloz kur ti flisje me burra të tjerë. Jam dehur shumë herë dhe nisja zënka, që nuk ishte e padrejtë. Besoj se që atëherë e dije pse sillesha ashtu, por nuk doje të më turpëroje duke ma thënë troç.

Me kalimin e kohës, ne vazhduam me jetët tona dhe ndarja që kisha frikë në universitet ndodhi. Për muaj të tërë, isha zemërthyer edhe pse ne kishim një miqësi tashmë të konsoliduar që shkonte përtej punës dhe ndonjëherë takoheshim. Të të takoja më pak çoi në të menduar më pak për ty, dhe miqësia jonë ishte më e shëndetshme prej kësaj.

Më pas, në fund të të 20-tave dhe pak a shumë një dekadë që nga koha kur unë rashë në dashuri me ty, ne papritmas shkëmbyem një puthje kur ishim të dehur. Kisha kaluar aq shumë kohë duke menduar se nuk bëja për ty, sa më surprizoi ajo që ndodhi. Isha rritur goxha në të njëzetat e mia, por në mendjen time asnjëherë se kisha rimenduar mundësinë e të qenit “ne”.

U surprioza sërish kur esëll dhe me seriozitet të plotë më the që do doje shumë të provonim një lidhje. Kështu që dolëm disa herë dhe u kënaqëm. Supozohej që kjo për mua të ishte një ëndërr që po realizohej, por diçka nuk shkonte. Pas çdo takimi, nuk doja të komunikoja më dhe hezitoja të dilja në një tjetër takim. Kur më kërkove një shpjegim, të shokova duke thënë që s’po kërkoja një marrëdhënie serioze.E di që kjo të shkaktoi shumë dhimbje dhe konfuzim.

Dhe më e keqja, shkatërroi miqësinë tonë.

Kanë kaluar tashmë 7 vjet që nga hera e fundit kur u takuam. Po shkoj afër të 40-tave dhe jam i martuar, ndërsa ti je në një lidhje gjithashtu. E dashuroj gruan time dhe nuk do bëja asgjë ndryshe në jetë, por mendoj për ty shpesh. Më intereson kaq shumë për ty, por ne nuk jemi më në jetët e njëri-tjetrit dhe kjo më shkatërron. Nëse do ishe në jetën time, do mundohesha të të jepja një shpjegim të vërtetë që e meritoje, por nuk e more kurrë. Thjesht isha një frikacak. Isha tmerrësisht i papjekur në të njëzetat e mia, më frikësonte pa masë një lidhje e vërtetë, edhe nëse ishte me vajzën që kisha adhuruar gjithë jetën time.

Gjithashtu dua të them që ke qenë – dhe je – e mrekullueshme. E di që ke një familje tani dhe sinqerisht shpresoj të jesh e lumtur. Të kërkoj shumë ndjesë që të trajtova keq dhe që lejova pasiguritë e mia të na ndajnë. Shpresoj të kesh gjetur dikë që të meriton dhe që është më i guximshëm se unë.

Burimi: The Guardian
Përktheu: Blitz.al/

Komento
Shperndaje