Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Një letër për…universin që vazhdon të më dërgojë djalin e gabuar

Një letër për…universin që vazhdon të më dërgojë djalin e gabuar
July 02
19:34 2019

Kam një problem shumë të madh me ty. Duhet të ndalosh së më dërguari djalin apo burrin e gabuar, dhe duhet të ndalosh tani! Për pak do mbush 30 vjeç dhe loja jote është bërë e tepruar tashmë që jemi në raundin e katërt.

I pari ishte i tmerrshëm. Pasi prita dhe prita për të duhurin, më në fund më solle një kur isha 22 vjeç. Njëzet e dy! Kisha puthjen time të parë, si njeri i rritur në moshën 22 vjeçare – sa patetike është kjo?

Në fakt, e gjithë lidhja ishte patetike. Ai ishte shumë i zënë me problemet e lekëve për t’u shqetësuar që të më dërgonte një kartolinë për Shën Valentin, jo më të planifikonte një mbrëmje romantike. Dhe kështu, Shën Valentinin tim të parë në një lidhje as nuk e festova. As nuk mund ta prezantoja te miqtë, sepse nuk isha e sigurtë nëse objekti i jetës sime romantike dhe shtylla kryesore e jetës sime sociale do shkonin mirë.

Me të dytin, ndjeva sikur ti univers ishe këtë herë në anën time. Ishte i mbushur me shkëndija dhe të qeshura. Çdo moment që e kalova me të ishte një ëndërr që u realizua. Dilnim në darka, më organizoi një festë surprizë për ditëlindjen time, kënaqeshim shumë dhe ishim shumë të dashuruar. Por qartësisht unë isha shumë e lirë dhe e pavarur për shijet e tij. Por le të rrimë miq, më tha sepse ai nuk do dashuronte kurrë dikë sa mua. Dëgjoj që çdo vit ai i organizon festa surprizë për ditëlindje dhe të dashurës së tij të re.

I treti, nuk e di nëse jam e sigurt që mund ta quaj lidhje- dukej si një e tillë, por ai tipi asnjëherë nuk e përmendi si temë, prandaj le ta quajmë një pseudo-lidhje. Ajo mund të kishte funksionuar nëse ai do kishte qenë 6 vite më i madh, jo mysliman dhe financiarisht i qëndrueshëm. Të jetoja me të ishte paqësore dhe e kënaqshme shumicën e kohës, por nuk kishte mjaftueshëm hapësirë për të qëndruar vetëm në një apartament për një person. Dhe ne kurrë nuk mund të martoheshim apo të bënim fëmijë, të paktën jo pa mirëqënien për të thënë “Në djall shkofsh botë, nuk na intereson çfarë thua për këtë bashkim njerëzish me besime fetare të ndryshme.”

Këtu ishte momenti kur dola në përfundimin që të shkoja me një burrë të pasur që ishte i sjellshëm, shakaxhi, kujdesej për mua, ndoshta pak i shkurtër, por shumë inteligjent. E dija që ishte i martuar, por mendoja që ishte larguar nga ta. Epo jo. Ai ishte shumë i lumtur me gruan e tij, kishte dy fëmijë të bukur dhe darka Krishtlindjesh të adhurueshme me të gjithë familjen.

Univers, kur të thashë i pasur, i këndshëm, inteligjent dhe beqar, doja të thoja të gjitha në një. Poligamia është e paligjshme.

Burimi: The Guardian
Përktheu: Blitz.al/

Share