Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një letër për të dashurin tim…të martuar: “Pse të më interesojë morali? Zgjedh unë me kë dua të fle”

Një letër për të dashurin tim…të martuar: “Pse të më interesojë morali? Zgjedh unë me kë dua të fle”
June 18
22:05 2019

Tashmë e kuptoj që të dhashë sinjalet e gabuara dhe është komplet faji im.

Por takova gjysmën time tek ty: një burrë të pashëm, amë të vjetër, sharmant dhe të pasur. Një burrë të vërtetë. Nuk e mohoj që ka kimi mes nesh dhe që unë e ndeza shkëndijën e kontaktit me ty- me një burrë të martuar. Unë jam më e re, e bukur, e këndshme dhe single, kështu që ti nuk ngurove të më ofroje të bëhesha dashnorja jote, të kujdeseshe për mua sa herë të jepej mundësia.

Unë sinqerisht e mendova si ofertë. Nuk kisha pse t’i përgjigjesha askujt. Pse duhet të më interesojë për moralin? Nuk po bëj asgjë gabim. Unë jam single. Mund të zgjedh kë dua të takoj apo me kë dua të fle – ku dhe kur. Jam e lirë nga faji. Duke qenë egoiste, kjo mundësi do ishte fitimprurëse për mua. Një herë në javë seks në një hotel luksoz, ndoshta të brendshme seksi, apo një fustan apo varëse floriri. Një fundjavë “e pisët” larg apo një vakt në një restorant të këndshëm me verë të shtrenjtë. Shoqëri e këndshme dhe seks i garantuar. Ndoshta ti do bije në dashuri me mua dhe do e lije bashkëshorten tënde.

Babai im gjithë jetën e ka kaluar me dashnore. Ai u shpërngul tek një grua tjetër kur unë isha një fëmijë, më pas u rikthye duke ju lutur mamasë sime. Pastaj vazhduan flirtimet dhe tradhëtitë sërish gjatë viteve. E mbaj mend shumë mirë. Në fund, ai e braktisi atë komplet për një grua tjetër. Një version më të ri – njësoj si unë. Ndryshe nga gruaja jote, mamaja ime e dinte.

Ndoshta gruaja jote e di që je në katin poshtë duke parë porno apo duke bërë biseda erotike me dikë si unë, por zgjedh të mbyllë një sy. Ndoshta mendon se ti je i pështirë pasi je si një qen në diell gjithë kohës – një burrë i vjetër i pisët, i eksituar. Ndoshta gjithë ajo bezdi gjatë viteve e ka bërë ta lërë seksin fare. Ose ndoshta të bindet dhe ti ke një jetë seksuale të mrekullueshme- ti je thjesht shumë i babëzitur.

Do e pranoj, eksperienca ka qenë e papërshkrueshme. Jam ndjerë e nderuar nga vëmendja që më ke dhënë. Por pasi reflektova për propozimin tënd në një nivel më serioz- pasojat, dëmtimet e mundshme dhe mashtrimet- mund të dilja vetëm në një përfundim. Po e përfundoj lidhjen tonë tani, përpara se të na dalë jashtë kontrollit.

Më duhet të respektoj gruan tënde dhe fëmijët. Gjithashtu më duhet të respektoj mamanë time dhe veten.

Burimi: The Guardian

Perktheu: Blitz.al/

Komento
Shperndaje