Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një letër për mamanë time që më fajësoi mua kur më përdhunuan

Një letër për mamanë time që më fajësoi mua kur më përdhunuan
June 17
18:24 2019

Kishte kaluar mesnata kur më në fund gjeta guximin. “Ish i dashuri im, më përdhunoi.”- thashë me gjysmë zëri. Aty, mendova: tashmë u mor vesh. Por u zhgënjeva në fakt. Ndjenja e çlirimit që vjen kur flet me dikë, me mua nuk ndodhi. Ju thjesht qëndruat aty, duke më parë.

Kështu ju shpjegova që më kishin dehur me forcë. Ndodhi kur shkova ta vizitoja atë në universitet. Kisha qenë duke pirë , por kur u kthyem, isha në rregull, derisa ai kapi një shishe tjetër. Mbaja mend detajet më të çuditshme, si ngjyra e mbulesës së tavolinës ku ndodhi, si ngjiste aty ku vendosa duart- ai nuk njihej për të qenit i pastër. Të thashë për të gjithë lidhjen, si më gjuajti dhe u justifikua se ishte pjesë e seksit. Dhe ti vazhdoje të qëndroje aty. Mendoj se më përqafove. Shkuam në shtrat. U zgjova të nesërmen dhe shkova në punë. Rutina e zakonshme e mërzitshme vazhdoi. S’ndieja absolutisht asgjë.

Pastaj ndodheshim në kuzhinë. Ti më pyete- me ankth- pse kisha vazhduar ta takoja, pse thjesht nuk ika. Më pyete pse piva kur e dija se çfarë i ndodh vajzave që pinë. Por nuk ishte ankth për mua. Ishte ankth për veten tënde. Kishte akoma më shumë, “Ti je një vajzë e zgjuar- pse u bëre aq budallaqe? Sigurisht që nuk të fajësoj ty, por…”- më the dhe vendosa mos ta dëgjoja vazhdimin.

Kjo ka ndodhur 5 vite më parë, dhe marrëdhënia jonë vazhdon me zënka. Ndonjëherë shkon sërish muhabeti dhe ti më përsërit të njëjtat gjëra. Madje dhe ke thënë “Asgjë vajzë e imja nuk duhet të kishte qenë kaq e pakujdesshme.” Jam tmerrësisht e nevrikosur që personi që duhet të kishte qenë shkëmbi im, e ktheu fajin për një krim seksual të dhunshëm tek viktima; që 17 vjeçarja që isha në atë kohë duhet të ishte e frikësuar dhe e vetmuar dhe pa dashuri.

Pavarësisht gjithë kësaj, jam ende shumë krenare për veten. Ndoshta fakti që duhet ta kuptoja dhe ta kaloja vetë më dha forcë. E di që nuk ishte faji im. Kam kuptuar shumë gjëra që atëherë pa ndihmën tënde, dhe ndoshta më e rëndësishmja është që – surprizë – jam lezbike. Ty nuk të pëlqen vajza me të cilën do martohem dhe kap çdo mundësi për ta ulur poshtë. Nuk ka rëndësi. Ndaloi së qeni i rëndësishëm aprovimi yt shumë kohë më parë.

Do doja të të falenderoja për një shprehje që ma përplase në surrat. “Asnjë vajzë e imja.” Do ta përdor dhe unë, vetëm se shumë ndryshe. Asnjë vajzë e imja nuk do ndihet vetëm apo të trajtohet kaq ftohtë.

Burimi: The Guardian
Përktheu: Blitz.al/

Komento
Shperndaje