Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një letër për mamanë time që heshti kur gjyshi më përdhunoi:”Isha vetëm 5 vjeç”

Një letër për mamanë time që heshti kur gjyshi më përdhunoi:”Isha vetëm 5 vjeç”
July 19
18:38 2019

5 vitet tona të para bashkë ishin të mrekullueshme. Isha vajza jote e dytë, ti më doje dhe unë të doja, nuk kisha dyshime për këtë. Kujtimet e mia janë të mjegullta, por janë kujtime të lumtura dhe e di që dhe unë isha e lumtur.

Më pas ndodhi diçka që nuk mund ta kuptoja, diçka që nuk mund ta shpjegoja, diçka që e dija që ishte gabim. Edhe tani, si e rritur – e martuar, mësuese, me 3 vajza – nuk i gjej dot fjalët e duhura.

Në moshën 5 vjeçare, vetë gjyshi im më vodhi çiltrësinë, besimin te njerëzit e bota dhe dashurinë për të panjohurën. Si çdo fëmijë në një familje me dashuri, të besova ty. E mbaj mend qartë kohën e dushit; kur ndihesha e pisët, e konfuzuar dhe fajtore. Qava dhe besoja se ti do më shpëtoje. Doja që ti të më bëje të ndihesha më mirë.

Por nuk e bëre. Dole nga dhoma dhe nuk u ktheve.

Pse?

Jeni të dy burracakë, jam e shokuar nga përgjigja jote. Më duket e paimagjinueshme, tani që jam prind vetë, që nuk u bë asgjë për të më mbrojtur.

U detyrova ta harroj në një cep të largët të mendjes sime. M’u kujtua një herë, kur motra ime më e madhe më tha: “E mban mend kur shpike atë historinë për gjyshin?”

Më pas, si adoleshente, kuptova gjithçka. Nuk ishte në rregull. Ti më kishe zhgënjyer.

E deri në ditët e sotme… Vitet me depresion, pa shpresë dhe çrregullime në të ngrënë më kanë rrënuar. 6 vite më parë zbulova që një kushërirë më e madhe kishte kaluar të njëjtën torturë. A e mbështeti njëri? Jo, duhet të mbrohej emri i familjes. Imagjinoni turpin për familjen. Ai do kishte përfunduar në burg. Një person i moshuar nuk mund të kalojë vitet e tij të fundit atje.

Pse jo? Unë kam turp të jem pjesë e kësaj familjeje.

Jam e lumtur që ka vdekur. Jam e lumtur që vuajti në ditët e tij të fundit. Por dënimi i tij duhet të kishte qenë më i madh. Kjo nuk është drejtësi.

Sot, më thua që nuk të vizitoj shpesh. Që nuk i takon mbesat mjaftueshëm. Që ka nuk një miqësi nënë e bijë. Që shtëpia ime s’është e mirë mjaftueshëm. Që karriera ime nuk është zhvilluar siç ti doje. Që unë nuk kam stil në të veshur. Që stili im i jetesës nuk është aq i mirë sa i motrës sime, që dukshëm i ka të gjitha. Nuk të vjen fare turp kur më thua që s’jam e mirë mjaftueshëm. Ti as që më njeh mirë, e as nuk do të më njohësh. Ti do të jem sipas versionit tënd.

Shpresoj që një ditë të më kërkosh falje, por thellë, e di që ajo ditë nuk do vijë. Dua që të shpjegosh pse nuk më mbrojte, por e di që s’ke guxim. Dua të pranosh të gjithë dhimbjen që vazhdon të më shkaktosh, por nuk mendoj se e ke forcën.

Ndërkohë, dua të dish sa shumë të dua. E shoh ndjeshmërinë që të rritet teksa moshohesh dhe të uroj lumturi për gjithë jetën. Nuk të uroj kënaqësi, sepse nuk besoj se e meriton.

Dhe sa për mua, do sigurohem që të dëgjoj gjithçka që më thonë vajzat e mia. Do i dua dhe do i mbroj. Ti nuk je shembulli që ndjek; kam ndërtuar një model timin të prindërimit.

Më vjen keq që historia për ty mbaron kështu. Një përqafim do të ishte mirë. Një përqafim që të thotë se çdo gjë është në rregull, se nuk ke bërë asnjë gabim. Por nuk mund ta ndryshoj të shkuarën.

Burimi: The Guardian
Përktheu: Blitz.al

Komento
Shperndaje