Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një letër për gruan time, të cilën s’e desha kurrë: “Pranova që të bënim prindërit të lumtur”

Një letër për gruan time, të cilën s’e desha kurrë: “Pranova që të bënim prindërit të lumtur”
August 27
16:03 2019

Nuk jam plotësisht i sigurt se nga t’ja nis – këtë tetor, ne bëjmë 5 vjet të martuar. As nuk e mbaj mend as pse pranova. Ne asnjëherë nuk propozuam apo të flisnim me njëri-tjetrin. Nuk më detyroi askush të martohesha me ty, as ty me mua. Të dy e pranuam që të bënim prindërit tanë të lumtur.

Në fillim, isha “i lumtur” me idenë, por sa më shumë afrohej data e dasmës, aq më i irrituar bëhesha. Gjatë gjithë ceremonisë së dasmës, nuk isha i lumtur po mendoja me vete që çdo gjë do gjente zgjidhje.

Muajt e parë të martesës ishin si një libër, të prezantova me gjithë miqtë e mi të ngushtë dhe u përpoqëm të njihnim njëri-tjetrin. Gjithsesi, ishte gjithnjë një mendim që më bezdiste në mendje e më thonte se diçka nuk shkon.

(Jashtë grupit të miqve të ngushtë/ kolegëve të punës, askush nuk e di që jam i martuar. Për botën ti je një sekret; nuk ka asgjë as në Facebook që të na lidhë bashkë. Çiftet e tjera ndërrojnë emrat në rrjete sociale, postojnë foto të njëri-tjetrin, postojnë detaje të përvjetorëve/takimeve/pushimeve. Unë jo!)

Unë kujdesem për ty, të shërbej, të blej çdo gjë që do – por nuk kam një lidhje emocionale me ty. E vërteta është që asnjëherë nuk të desha si duhej apo të të ktheja dashurinë që ke për mua. Është e dhimbshme të të shoh kur më vështron në sy dhe më thua “Të dua.” “Të dua” nga unë është e cekët; pa emocione. Në më të mirën, nuk jemi asgjë veçse miq të mirë. Pas 5 vitesh, unë akoma nuk e di cila është ngjyra jote e preferuar. (Diçka aq bazike sa një çift e di që në takimin e parë apo të dytë.)

Jeta jonë seksuale është thuajse jo ekzistente; në 18 muajt e fundit kemi bërë seks 3 herë- me insistimin tënd. Një shok i ngushtë i imi njëherë bëri një koment për sa herë bënte seks me partneren e tij. U depresionova kur dëgjova rutinën e tij. Si një burrë 30 vjeç, dua të bëj seks në mënyrë të rregulltë, por jo me ty. E dua me dikë nga e cila tërhiqem dhe kam një lidhje emocionale. Thjesht nuk mundem ta forcoj veten të të prek në atë lloj mënyre.

Vitin që shkoi, ti vizitove familjen tënde për disa javë. Mbeta vetëm; isha kaq i lumtur. Shumica e njerëzve mërziten kur kthehen në një shtëpi bosh por unë isha jashtë mase i lumtur. Në zemrën time, dëshpërimisht shpresoja mos të kthehesha.

E di që ti do bësh çdo gjë që të më bësh të lumtur, por fatkeqësisht, nuk dua të jem më me ty. Të veçantat e tua, që për një moment m’u dukën argëtuese, tani më irritojnë jetën. Gjithsesi, më mungon guximi të të them që dua divorcin. Nuk dua të të lëndoj, por nuk di si të ulem dhe ta bëj këtë diskutim.

Kurrë në jetë s’e kisha menduar se do martohesha dhe më pas, do më tërhiqte ideja e divorcit. Teksa shoh pas, mendoj se nuk duhet të kisha pranuar kurrë të martohesha. Duhet ta kisha kuptuar dhe të mos e pranoja vetëm që të bëja prindërit e mi të lumtur.

Siç thashë, nuk të dua por as nuk dua të të lëndoj. Nuk jam egoist, por shumë i palumtur me situatën ku ndodhemi.

Burimi: The Guardian
Përktheu: Blitz.al/

Komento
Shperndaje