Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një letër për gruan e dashnorit tim: “Pse nuk i jep dashurinë për të cilën ka nevojë?

Një letër për gruan e dashnorit tim: “Pse nuk i jep dashurinë për të cilën ka nevojë?
May 29
18:24 2019

E di që ti ekziston, dhe kjo tregon më shumë sesa mund të thuhet për mua. Ti ke mbiemrin e tij, fëmijën e tij, shtëpinë e tij dhe jetën e tij publike. Unë kam momente të vjedhura që shumë mirë mund edhe të mos ekzistojnë. Unë kam mendimet e tij, ëndrrat dhe ndjenjat e tij; çdo gjë që është brenda tij, por asgjë që është pjesë e jetës “së jashtme”.

Ju keni një martesë prej më shumë se 20 vjetësh, që përfshin disa aktivitete publike dhe familjare, të ndarit shtëpinë, fëmijën  që të dy e doni nga thellësia e zemrës. Por dashuria jote për atë u tha shumë vite më parë.

Je e lumtur me jetën që ke krijuar për veten, por a është ai i lumtur në një martesë ku ti përmbush përgjegjësitë e përzgjedhura si grua, por asnjë për dashuri?

A e do atë? Nëse atë do e donin, a do më kishte ndjekur mua vazhdimisht? Nuk të vë faj – ti ndalove së dashuruari. Por pse të jetosh në një martesë pa dashuri për hir të opinionit?

Unë i dhashë fund sot sepse u lodha duke mos ekzistuar. Ai nuk do të lëndojë fëmijën e tij, dhe mundoheshim të gjenim një mënyrë si të funksiononte pa e lënduar atë. Më dhimbte të mendoja se mund ta çoja jetën e tij në greminë. Nuk shihja asnjë rrugë për të vazhduar. As ai; lëndimi i fëmijës së tij ishte i papërballueshëm për të – ndërsa lëndimi i tij dhe i imi, i përballueshëm në krahasim me të fëmijës.

Pse nuk i jep dashurinë për të cilën ai ka nevojë? Pse nuk i jep shoqërinë dhe kujdesin që vjen kur do dikë, dhe jo thjesht përpjekjet e përditshme që duhen për një martesë të sukesshmë në sy të botës?

Nuk po të kërkoj ta lësh të lirë, thjesht ta kuptosh dhe ta duash atë – dhe ta lësh atë të të kuptojë dhe të të dojë. Bëjeni tuajën një martesë jo vetëm sa për emër. Në fund të fundit, e keni pasur dikur një martesë të vërtetë apo jo? Si mund të jesh e lumtur me zbukurimet, por jo me esencën?

Unë nuk kam asnjë të drejtë të them asgjë, dhe di vetëm njërën anë të historisë. Por burri që unë njoh do të kishte zgjedhur nëse do i kishe dhënë një grimcë nga dashuria që kërkon. Ai ende do të zgjedhë sepse ndihet i detyruar, por po vuan nga mungesa e dashurisë romantike dhe kujdesit.

Kur vdiq romanca tek ty dhe pse? Nga gjithçka që di për burrin tënd, ai nuk do të kishte tradhëtuar kurrë. Edhe si dashnorja e një burri të martuar, që nuk mund të ndante me njerëzit atë çfarë kishte me të apo të kërkonte prova besnikërie, ai më qëndroi besnik dhe u përpoq pa masë kur ndihesha e pasigurtë. Pse e le këtë të shkojë?

Burimi: The Guardian

Përktheu: Blitz.al

Komento
Shperndaje