Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një letër për dashurinë time të ndaluar: ”E dinim që ishte e rrezikshme dhe pasojat do ishin të rënda”

Një letër për dashurinë time të ndaluar: ”E dinim që ishte e rrezikshme dhe pasojat do ishin të rënda”
June 07
00:21 2019

Edhe sot, do të doja të mos ma kishe ofruar punën kur më intervistove.

Fillova në postin tim të ri dhe u përshtata mjaft mirë me stafin. U mirëprita plot dashuri dhe të gjithë punonim fort. Kishim shumë dreka pune, ku kishte të qeshura dhe shoqëri të mrekullueshme që formoheshin.

Gjithsesi, unë dhe ti po formonim një shoqëri shumë më të ngushtë. Humori yt ishte i mprehtë dhe shkëmbimi i ofendimeve tona “të buta” po fshihnin një afërsi emocionale më të thellë.

Nuk u desh shumë dhe filluam të kishim “takime” pa arsye, thjesht për të diskutuar gjëra të rastësishme, që nga problemet në lidhjet e njerëzve deri të filmat, konfliktet ndërkombëtare dhe politika. Gjithashtu filluam të hanim drekë bashkë, vetëm ne të dy. Edhe pse kolegët filluan të dyshonin pak, ishim të aftë të fshihnim ndjenjat tona të vërteta nga ata.

Me kalimin e kohës, ndjenjat tona u bënë më të forta dhe intensivisht të rrezikshme. Edhe pse asgjë nuk ndodhi fizikisht, në një farë mënyre çdo gjë kishte ndodhur: ne e dinim që kjo ishte e gabuar sepse të dy ishim të martuar. Të dy kishim familje. Fakti që ti vije nga një familje tradicionale myslimane i shtonte një aspekt tjetër të çuditshëm këtij skenari tashmë kompleks.

Më pas, një ditë më dhe një lajm bombë: ishte shtatzënë. Mund ta shihja që ishe e acaruar dhe nuk ishte e planifikuar. U sëmure shumë dhe duhet të merrje periudha të gjata pushimi nga puna.

Gjithsesi, ne mbanim kontakt me telefonata dhe mesazhe. Por tani kontakti ishte i një natyre më klandestine dhe të dy e dinim që pasojat do ishin më të rënda.

Pas një kohe që u duk si përjetësi, ti dhe bashkëshorti yt u bëtë prindër të një vajze. Më dërgoje foto të saj, të vetes, të familjes tënde të zgjeruar, duke treguar lumturinë tënde. Por mund ta shihja në fytyrën tënde që të mungoja, siç më mungoje dhe mua.

Pas disa javësh, isha gati të dërgoja me postë dhuratën, kur më surprizoi gruaja duke më thënë që të ta dërgonim personalisht. Kundërshtova dhe njëkohësisht tregova indiferencë, por ajo nuk merrte “jo” si përgjigje. Nuk kisha asnjë zgjidhje tjetër, përveçse të bindesha.

Atë ditë, takuam partnerët e njëri-tjetrit për herë të parë. Gjithashtu, ajo ishte hera e fundit që ne patëm kontakt.

Burimi: The Guardian
Përktehu: Blitz.al

Komento
Shperndaje