Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një letër për dashnoren e burrit tim: “Ti mendon se ai është një baba i vetëm heroik”

Një letër për dashnoren e burrit tim: “Ti mendon se ai është një baba i vetëm heroik”
May 30
17:43 2019

Shpresoj që kjo letër mos të jetë shumë shokuese, kjo letër nga gruaja e dashnorit tënd. Është e qartë që unë nuk ekzistoj në botën tënde. Të paktën jo në kohën e tashme. Duhet ta kesh menduar që dikush i dha jetë djalit të tij. Me shumë mundësi beson se kam vdekur.

Unë nuk kam vdekur. Ne jetojmë bashkë, të paktën derisa diçka të ndodhë. Ne ende ndajmë shtratin (edhe pse jo në atë kuptim qëkur zbulova për ty).

Po e ndihmoja me telefonin e ri (ai asnjëherë s’ka qenë i mirë me teknologjinë), kur një mesazh, i plotë me tekst, emoji dhe puthje nga ty, u shfaq. Me numrin tënd të telefonit nuk m’u desh shumë të gjeja profilet e rrjeteve sociale dhe më pas adresën e shtëpisë. Ti jeton me prindërit, pak kilometra larg zyrës së tij. Kurrë më parë se kisha kontrolluar telefonin e tij. Kurrë nuk kisha një shkak. Ende ndihem keq, që futa hundët në bisedat tuaja.

Nuk jam e inatosur me ty. Ti dukesh shumë e mirë, e rritur mirë për ta ditur se në çfarë situate e ke futur veten. Nuk jam e inatosur as me të. Ai është shumë i sëmurë.

Për vite e kam mbështetur atë gjatë depresionit, që bëhej më keq nga refuzimi i tij për të pranuar që ka një sëmundje dhe që duhet të merrte trajtim.

Kam kaluar orë duke dëgjuar atë të ankohet për çdo gjë që e ka penguar nga suksesi dhe vëmendja e madhe që ai beson se meriton. E kam mbështetur në nismat e dështuara të biznesit, shpërngulje shtëpish dhe ndërrim punësh. E lashë atë të kthente jetët tona përmbys vetëm duke u përpjekur ta bëj atë të lumtur. M’u desh shumë që ta kuptoja që unë nuk mundem ta bëj. As ti.

Qëkur zbulova për ty, kam filluar ta vë në lojë. I bëj pyetje të padëmshme dhe shoh si më gënjen. Jam e suprizuar nga mënyra si ai e bën me aq lehtësi. Miqtë e mi kanë qenë të sjellshëm dhe kur më kujtonin që ai më ka gënjyer nga fillimi – për moshën e tij, për ish-gruan e tij, për djalin e tij të rritur. Që ishte në ushtri.

Ti beson se ai është një baba i vetëm heroik. Ti mendon se ai është duke u lodhur mes kujdesit të fëmijës dhe karrierës së suksesshme. Ai të ka paguar ushqimin dhe faturat e hotelit me një kartë krediti sekrete. Mua m’u desh të shisja gjëra në eBay që të paguaja për Krishtlindjet?

A është ai i sëmurë? Apo është një artist kontrovers? Sidoqoftë, burri që dashuroja nuk ekziston. Shpresoj që ti ta shohësh dritën më herët sesa e pashë unë. Shpresoj që gënjeshtrat mos ta thyejnë zemrën. Meriton më shumë se sa të jesh copëza e dikujt në hije. Shpresoj të gjesh princin tënd të kaltër.

Burimi: The Guardian
Përktheu: Blitz.al

Komento
Shperndaje