Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një letër për burrin tim që për pak do më kishte lënë për një tjetër: “Ta fala…”

Një letër për burrin tim që për pak do më kishte lënë për një tjetër: “Ta fala…”
August 31
15:40 2019

Është bërë thuajse një vit qëkur dolëm për një xhiro në plazh kur ishim me pushime dhe ti më the që nuk më doje më. Ende mund ta rikrijoj ndjesinë kur zemra ime kishte ndaluar, universi im ishte në pauzë, e gjithë ato shprehjet tipike që thua kur je në momente emocionale. Në fakt, isha e tmerruar se kishe thënë diçka të pakthyeshme dhe e kishe seriozisht.

Gjithnjë isha mbështetur tek dashuria jote përgjatë 22 viteve të martesës sonë, ishte e vetmja konstante në jetë që i bëntë ballë ndryshimeve. Për 3 ditë pas “njoftimit” tënd, unë jetoja dhe vdisja nga mesazhet e tua; ti po punoje diku larg dhe mendova që pak kohë të ndarë do na ndihmonte. Kur u ktheve, the se ishe ende konfuz dhe tani e di që shkaku ishte gruaja tjetër për të cilën po kërkojë online.

Ti kishe qenë i palumtur me ne – edhe unë,të them të drejtën – dhe kishe gjetur ngushëllim në krahët e një tjetre. Në fakt, më pas zbulova se bëhej fjalë për disa të tilla përgjatë viteve. Një e dija, për një tjetër dyshoja, ndërsa të tjerat ishin surprizë. Kur të shkruaja mesazhe kur ishe larg, pyesja veten (dhe thellë thellë e dija) pse përgjigjeshe me vonesë. Po bëje seks me një tjetër.

Folëm. Unë qava, ti qave. Filluam të komunikonim. Nuk i thashë askujt përveç shoqes sime të ngushtë. Unë nuk hëngra për një javë, ti ndiheshe fajtor dhe i shkatërruar. Ishte koha më e keqe, por më e sinqertë e gjithë marrëdhënies sonë.

Ngadalë e gjetëm njëri-tjetrin sërish. Që atëherë, është si një kockë e thyer dhe e ngjitur; nuk e kupton dot nëse nuk e sheh me rreze lazer. Askush nuk e dinte atëherë dhe askush nuk e di as tani.

Tani të dua më shumë se kurrë dhe e di që dhe ti ndihesh njësoj. Jeta jonë seksuale kurrë nuk ka qenë më mirë. Zënkat e kota nuk ndodhin më; vazhdojmë ta acarojmë njëri-tjetrin por nuk e lëmë të na pengojë nga qëllimi kryesor, që është të jemi bashkë. Premtimet mund të jenë thyer, por ne kemi zgjedhur të rrimë me njëri-tjetrin.

Disa njerëz mendojnë se jam e dobët që të fala dhe u bashkuam sërish, por mbaj shënim: nëse e bën sërish, lamtumirë. Ti je plotësisht i vetëdijshëm se qoftë edhe nëse mendon për një lidhje tjetër jashtë martesore, do të degjeneroj si shpifsira mashtruese që dikur ishe. Gjithashtu do të t’i gatuaj organet për mëngjes dhe ti e di që jam një kuzhiniere e mirë.

Tani jemi shumë më të sjellshëm me njëri-tjetrin dhe mendoj se ky është sekreti për një marrëdhënie të mirë që zgjat. Në betimet e martesës, premtuam të mbanim gjallë njëri-tjetrin – dhe këtu gabuam. Kur ndihesh i padukshëm në të njëzetat e tua, nuk i dëgjon ata që vërtetë e dinë si është.

Çfarë shkon keq në një martesë të gjatë? Nuk e di për të tjerët, por për ne ishte kjo: nuk ishim në anën e njëri-tjetrit. Nuk e entuziazmonim apo mbështesnim njëri-tjetrin; ishim në anë të kundërta. Zënkat e kota u bënë një problem i madh dhe fyerjet filluan. Si prindër, ne harruam që ishim një çift si fillim dhe kjo desh na theu. Kështu që tani, kur ti afrohësh për një puthje, unë të puth. Nuk do hedh poshtë vite jetë bashkë për pak paqe apo “kohë vetëm”. E provova këtë për 3 ditë. Ta shpifte.

Me dashuri, gruaja jote (tashmë e përhershme)

Burimi: The Guardian
Përktheu: Blitz.al/

Komento
Shperndaje