Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një këshillë e vogël se si të balanconi të qenit mama me të qenit një femër në karrierë

Një këshillë e vogël se si të balanconi të qenit mama me të qenit një femër në karrierë
October 27
19:02 2016

Nëse jeni një mama që punoni, siç jam edhe unë, me siguri që shumë herë do të dëshironit të realizonit një klonim të vetes tuaj. Kloni që do të preferoja unë do të ishte një mama perfekte, e cila të gatuante, të ishte aktive në bordin e prindërve në shkollë dhe të ishte gjithmonë aty kur fëmijët të kishin nevojë. Së dyti, kloni im do të ishte një femër tejet e realizuar në karrierë. Fatkeqësisht, klonimi i njerëzve nuk është akoma një opsion dhe ashtu si 56% tjetër i prindërve në botë, më duhej të mësoja se si të balancoja karrierën time me prindërimin.

Mundësia që të kisha një kompani timen erdhi pak më shpejt se ç’e mendoja, pikërisht atëherë kur fëmijët e mi ishin më të vegjël se 3 vjeç. Por mundësi si këto nuk vijnë gjithmonë në jetë, ndaj kur vijnë duhet t’i kapësh sa më shpejt të jetë e mundur. Duhej të merrja vendime të prera lidhur me çfarë ishte e rëndësishme dhe çfarë duhej të ndaloja së bëri në mënyrë që të arrija suksesin.

“Principi pareto” është një princip shumë i njohur në botën e biznesit, i cili thotë se 20% e asaj që bëni duhet të ketë një impakt 80% te të tjerët.

Këtu kuptova se në fakt fëmijëve të mi nuk u interesonte nëse torta e ditëlindjes ishte e bërë në shtëpi apo e blerë në dyqan, mjaftonte që sipër të kishte një lodër që ata dëshironin. Tani unë blej torta të lira nga supermarketi.

Nëse shoqëria thotë: “Ju duhet të kaloni gjithë kohën me fëmijët tuaj”, unë them: “Kaloni kohë të mirë me fëmijët dhe për aq kohë sa u dedikoheni atyre, mos u shpërqendroni nga asgjë tjetër”.

Lexojuni fëmijëve përpara se të flenë. Ledhatojini sa janë të vegjël. Uluni bashkë në tavolinë për vaktin e darkës. Shikoni një film të gjithë si familje…

Por përveç këtyre duhet që të bëjmë edhe punën. Kur je një mama që punon automatikisht ndjen një faj të brendshëm dhe që s’ka fund. Sidomos kur prej punës nuk keni mundësi të shkoni në një takim me prindër. E di, do të ndiheni më shumë se keq! Por kujtoni diçka, nuk është fundi i botës nëse humbni disa takime me prindër, disa gjëra janë edhe burokraci më tepër sesa të nevojshme…

Gjithashtu duhet të kuptoni se kur jeni të lumtur, edhe fëmijët janë të lumtur. Ata ndikohen shumë nga gjendja e nënës ndaj kujdesi në këtë aspekt duhet të jetë maksimal. Kur punoja me kompaninë time dhe ndihesha keq, nxirrja një kartë ku kisha shënuar: “Fëmijët janë të lumtur dhe të shëndetshëm e unë po punoj për më të mirën time që të krijoj një të ardhme sa më të mirë për ta. Nëse fëmijët më fajësojnë se jam e mirë apo e keqe në të ardhmen, do ta di me siguri se unë kam bërë më të mirën që munda”.

Ishte e habitshme se sa herë kjo kartë më ndihmonte që të mos ndihesha keq. Më bënte të kuptoja se ndjenja e fajit është diçka pa lidhje dhe vetëm sa të lodh emocionalisht.

Gjithashtu, duhet të kujtoni se kur bëni edhe punën, edhe rolin e nënës, ktheheni në një model shumë të mirë për fëmijët tuaj. Sigurisht që ka shumë paragjykime, stereotipe dhe mendime të mbrapshta lidhur me mamatë që janë në karrierë, por kujtoni gjithmonë se për sa kohë ju do të ndiheni keq me veten lidhur me ata që po bëni, këto do të vazhdojnë të ekzistojnë dhe të ndikojnë të gjitha mamatë që mundohen të bëjnë edhe karrierë.

Cili është bilanci i të ndjerit mirë? Jam një drejtuese e mirë e kompanisë, punonjësit e mi janë të lumtur me mua dhe familja ime e di që unë do të gjej kohë gjithnjë për të dhe këtu flas për kohë potenciale, jo vetëm kohë për të qenë e pranishme fizikisht!

Autore: Sarah Perry /Blitz.al/

Komento
Shperndaje